(VIDEO) Konfederata e Sindikatave: Vlon korrupsioni publik në RMV

by admin
Spread the love

Nën organizimin e Konfederatës së   Sindikatave të Lira të Maqedonisë, sot u mbajtë konferencë me temën “Ndikimi i krrupsionit dhe nepotizmit në reformat, pagat dhe kapacitetet e sektorit publik”.

Kryetari i Sinditakatave të Lira, Bllagoja Rallpovski, tha se korrupsioni në sektorin publik vlon me të madhe, duke mos precizuar se në cilin sektorë korrupsioni është në nivel më të lartë. Ai shtoi se korrupsioni më i madh vjen nga drejtuesit që udhheqin me instutucionet publike.

BLLAGOJA RALLPOVSKI,KRYETAR I SINDIKATAVE TË LIRA TË MAQEDONISË

“Problemi lajmërohet çdo herë kur marrim raportin për progresin e Maqedonisë së Veriut nga Komisioni Evropian. Çdo herë kur do të notohet korrupsioni në sektorin publik, ose do të notohet para punësimi në sektorin publik, çdo herë drejtohet gishti kah të punsuarit në sekotorin publik. Por raportet tregojnë se korrupsioni dhe nepotizmi origjinën e ka nga personat e  zgjedhur  dhe të emëruarit. Prandaj ne themi për shkak të atij korrupsioni dhe nopotizmit ne kemi paga më të ulëta dhe kemi probleme në punë”.

Me Rallpovskin e ndanë të njejtin mendim edhe antari i Sindikatës së Policisë, Bobi Dodevski, i cili faleminderoi parnerët evropian të cilët siç tha ai, angazhohen për të ulur  korrupsionin në vendin tonë. Dodevski tha korrupsioni në sektorin publik është edhe si pasojë e ndikimit të politkës në këto sektore.

BOBI DODEVSKI,ANTAR I SINDIKATËS SË POLICISË

“Gjithashtu pajtohem se nuk janë problem ligjet, por problem janë zbatimi i tyre. Ndoshta ndikimi i politikës i cili ka hyrë në çdo instutucion në Maqedoninë e Veriut, nodshta ajo ka ndikim edhe tek zbatimi i ligjeve. Ndërsa më vonë, dihet, pas policisë dhe gjyqësorit duhet të bëhet një reformë e mirë që të largohet nepotizmi, të vlersohen puntorët profesional dhe natyrishtë secili ta bëjë punën e vet për të cilën paguhet”.

Ata njëzëri theksojnë se pagat e ulëta apo të larta nuk duhet të jetë arsyja që të ketë korrupsion kudo qoftë.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING



You may also like