(VIDEO) Komiteti Helsinkit kërkon llogari për situatën në burgjet e vendit

by admin
Spread the love




Komiteti i Helsinkit përmes një deklarate për mediat ka reaguar lidhur me situatën e sigurisë nëpër burgjet e Maqedonisë së Veriut. Komiteti I Helsinkit vlerëson se duhet llogaridhënie për të gjitha problematikat nëpër burgje. Sipas tyre ajo që u portretizua në media si konfiskim spektakolar i thikave, drogës dhe celularëve në burg, në fakt është një situatë normale e cila ka dekada të tëra që ndodh.

KOMITETI I HELSINKIT

“Gjatë vizitave tona, përveç mangësive të tjera të shumta, për të cilat rregullisht e informojmë opinionin dhe institucionet kompetente, gjithmonë janë vërejtur thika në dhomat e të dënuarve në pavijonin e mbyllur të institucionit, por edhe në pavijone të tjera, siç ka qenë rasti gjatë vizitës së fundit në IEVP Idrizovë, e realizuar në qershor të këtij viti”.

 Nga komiteti I Helsinkit thonë se Përkundër faktit se kanë apeluar për rrezikun e vetë- lëndimit të të dënuarve, si sqarim gjithmonë u është thënë se ata nuk kanë dhomë ngrënie të veçantë, prandaj kanë thika në dhomat e tyre.

KOMITETI I HELSINKIT

“Për pasojë, të dënuarit kanë mbetur të plagosur në ndonjë debat dhe ka pasur incidente kur të burgosurit kanë goditur me thikë pjesëtarët e policisë së burgjeve”.

 Ata mandej thekesojnë se dikush duhet të mbaj përgjegjësi për situatën e krijuar nëpër burgjet e vendit, konkretisht atë të Idrizovës.

Në deklaratën e Komitetit e Helsninkut më tej thuhet se nëse edhe në këtë rast shmanget përgjegjësia e drejtpërdrejtë, vështirë se mund të presim ndryshimet e dëshiruara pozitive në sistemin e përgjithshëm të vuajtjes së dënimit. Krahas problemit të korrupsionit, i cili është shkaktar i shumë sfidave dhe lëshimeve të tjera të rënda që u zbuluan me aksion.

Samir Mustafa /SHENJA/ 


You may also like