(VIDEO) Kim Mehmeti: Një popull që e harron Çamërinë, ai e harron edhe vetveten!

by admin
Spread the love

Një popull që e harron Çamërinë, ai e harron edhe vetveten. Kështu deklaroi shkrimtari Kim Mehmeti, duke komentuar 79-vjetorin e gjenicidit grek ndaj çamëve. Ai për televizionin SHENJA, tha se tragjedia çame dëshmon sëmundjen kolektive, që është harresa e shpejtë prandaj sipas tij, i gjithë viti duhet të jetë qershor, pasi në momentet që harrohet Çamëria harrohet edhe shqiptaria. Mehmeti nënvizoi se një kolektiv i pjekur pyetjen e parë e parashtron se: Çfarë bëmë ne për veten, respektivisht për Çamërinë!?

Kim Mehmeti, shkrimtar

 “Mbase edhe ne nuk duam ta kujtojmë Çamërinë, sepse Çamëria shpërfaq edhe gjëra të turpshme për ne. Sepse për shembull vinë burrështetasit grek edhe në mes të Tiranës tregojnë se sa të drejta duhet të kenë grekët, mirëpo burrështetasit shqiptarë në mes të Tiranës as që guxojnë, t’ia përmendin burrshtetave grek tragjedinë çame, dhe kjo me të vërtet tregon se ku qëndrojmë ne”

Mehmeti më tej tha se trojet shqiptare shpesh kanë shërbyer si monedhë apo si shpërblim për fqinjët, dhe sipas tij kjo shihet më së miri sot me veriun e Kosovës. Ai theksoi se është apsurde që një shqiptar të  lobojë për shkëmbim të territoreve.

Kim Mehmeti, shkrimtar

“Forcat e mëdha kanë një princip shumë të mirë që e përdorin. Ai kurrë nuk e thotë vetë atë që donë ta bëjë, ai e gjenë një shqiptarë që ta thotë atë që ta propozojë. Tek ne gjithmonë kanë gjeturë mjaftë shqiptarë që e kanë ditur se do thonë se është mirë shkëmbimi i territoreve, korigjimi i kufijve. Atë doli burrështetas, ish presidenti i Kosovës i cili tha se mundë të ndodhë edhe ajo”.

Kim Mehmeti shtoi se shteti shqiptar, si shtet amë i Çamëve nuk ka bërë asgjë për ata, madje edhe ato forca politike që ishin në Shqipëri që luftonin për Çamërinë  i mbuluan, ndërsa nuk egziston asnjë institucion i pavarur që të mirret me Çështjen Çame. Në fund ai potencoi se e gjithë kjo ngecje është përshkak të vllazërisë së coptuar.

Kujtojmë se, mbi 30 mijë shqiptarë, 79 vjet më parë u dëbuan nga vatrat e tyte shekullore në Çamëri. Qindra prej tyre u vranë, ndërkohë një pjesë e shqipëtarëve u detyruan me dhunë të asimilohen. Shqiptarët e mbijetur nga kjo masakër, një pjesë e tyre jetojnë në Shqipëri por edhe në shumë vende të botës, përfshi edhe Turqinë. Linda Ebibi /SHENJA/

 

MARKETING

UniConverter_20230519143422.gif



You may also like