(VIDEO) Katër vjet anëtarë të NATO-s, angazhimi ka sjell sukses

by admin
Spread the love

Katër vjetorin e anëtarsimit të Maqedonisë së Veriut në NATO, Qeveria e përkujtoi përmes një seancë solemne, duke përmendur sfidat, vështirësitë por edhe ndjenjat e krenarisë për arritjet që janë bërë.

Kryeministri teknik Talat Xhaferi, rikujtoi kohën kur vendi ka miratuar rezolutën për aderim në NATO e deri në vitin 2020, sfidat që kanë pasur deri në përmbushjen e  këtij qëllimi strategjik.

Talat Xhaferi, kryeministër teknik 

“Për mua personalisht ky përvjetor është i një rëndësie të veçantë sepse kam nderin të  drejtohem si kryeministër i një vendi që nuk e ëndërron më këtë synim strategjik por kontribon aktivisht dhe është një anëtar i vlerësuar i Aleancës më të fuqishme të mbrojtjes në botë. Kuvendi ynë në vitin 1993 e miratoi njëzëri rezolutën për aderimin në NATO me çka filloi edhe rruga jonë drejtë anëtarsimit”.

Ministri i Jashtëm Bujar Osmani lavdëroi vendin për arritjet që ka bërë që nga antarsimi në NATO, duke theksuar se RMV është vendi i parë që ka kontribuar ushtarakisht në ndihmë të Ukrainës, gjatë invazionit rus.

Bujar Osmani, ministër i Jashtëm   

“Maqedonia e Veriut llogaritet si një ndër shtetet e para në NATO, për nga kontributi ushtarak në ndihmë ndaj Ukrainës, si përqindje e brutoprodhimit vendor dhe do të vazhdojmë të mbështesim Ukrainën përshkak se po fitoi Federata Ruse në Ukrainë, ambiciet imperialiste ruse vetëm do të nisin. Arritëm 2% e brutoprodhimiti vendor për Mbrojtje, që ishte edhe zotim i joni dhe zotim i Aleancës së NATO-s”.

Angazhimi i madh ka sjellë edhe rezultatet, kështu thotë ministrja e Mbrojtjes Sllavjana Petrovska, në urimin e saj, për 4 vjetorin e antarsimit të RMV-së në NATO.

Sllavjana Petrovska, ministre e Mbrojtjes

“NATO do të thotë siguri dhe stabilitet dhe qytetarët tanë këtë e dijnë. Por, antarsimi në NATO është më shumë se kaq, ulemi në të njetën tavolinë, të barabartë, të njejtë dhe të bashkuar në Aleancë me 32 vendet demokratike që besojnë në vlera, principe dhe parime të njejta. Urime na qoftë 4 vjetori i anëtarsimit në Aleancë, kishim angazhim të madh por edhe kemi arritur rezultat”.

Nga  këndvështrimi i sotem, 4 vite pasi vendi u bë anëtare e NATO-s, zëvendës kryeministri Bojan Mariçiq, thotë se e shohim se e kemi sjllë vendimin e duhur dhe se kemi qenë në anën e duhur.

Bojan Mariçiq, zv/kryeministër

“Mendoj se sot, 4 vite pasi jemi anëtar të NATO-s, në mënyrën më të mirë është demantuar në praktikë skepticizmi, rezervat dhe ngërçi i para 5 viteve sepse sot kemi mundësi të urojmë dhe shënojmë dhe të jemi krenar që RMV është antare e NATO-s. Sot kemi rrethana që na tregojnë se e kemi sjellë vendimin e duhur, dhe kemi qenë në anën e vërtetë”.

Më 6 shkurt 2019, në selinë e NATO-s në Bruksel, përfaqësuesit e 29 vendeve – anëtare të NATO-s, në prani të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s dhe Ministrit të Punëve të Jashtme e nënshkruan Protokollin për anëtarësim të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Aleancë. Pas ceremonisë solemne në Bruksel, filloi procedura për ratifikimin e Protokollit të Anëtarësimit nga ana e 29 vendeve anëtare të Aleancës. Procedura për ratifikimin e Protokollit të anëtarësimit u finalizua më 19 mars 2020. Më 27 mars 2020 Republika e Maqedonisë së Veriut u bë vend anëtarë i 30-të i NATO-s.

Emine Ismaili /SHENJA/

MARKETING



You may also like