(VIDEO) Katër kandidatë synojnë karriken e Zoran Zaevit

by admin
Spread the love

Për të zënë vendin e të parit të LSDM-së, kandidatura kanë paraqitur 4 anëtarë të partisë. Afati për paraqitjen e kandidaturave është përmbyllur të premten. Ndërsa tani Komisioni Qendror Zgjedhor, do t’i verifikojë ato.

Kandidatura kanë paraqitur 4 kandidatë, Frosina Remenski, Dimitar Kovaçevski , Vllastimir Aleksovski dhe  Jovan Despotovski.

Ish-deputetja dhe nënkryetarja e LSDM-së, Frosina Remenski, e publikoi edhe posterin e garës zgjedhore, si kandidatja numër 1.

Programi i drejtorit të Drejtorisë së Zonave të Zhvillimit Industrial Teknologjik, Jovan Despotovski, quhet “Koncept 28”, i cili sipas tij në fokus ka njerëzit.

Zëvendës ministri i Financave Dimitar Kovaçevski, kandidaturën e ka dorëzuar me programin, “Së bashku, me përgjegjësi dhe përkushtim”, ku ka thënë se në kohën e sfidave me të cilat po përballet shoqëria e vendit tonë, duhet të bëhen hapa dhe të veprohet.

Zgjedhja për kryetarin e  ri të LSDM-së, vjen pas dorëheqjes së kryetarit aktual Zoran Zaev, përshkak të rezultatateve të zgjedhjeve lokale.

Me vendim të Këshillit Ekzekutiv i cili u mbajt më 26 nëntor u vendos që më 12 dhjetor, të ketë zgjedhje të brendshme, për kryetarin e ri. Ndërsa procedura për kandidim, filloi më 27 nëntor dhe përfundoi me 3 dhjetor.

Emine Ismaili /SHENJA/

You may also like