(VIDEO) Kaosi me urbanët, qytetarët të revoltuar kërkojnë zgjidhje nga kryetarja Arsovska

by admin
Spread the love




Qytetar të revoltuar, turma të njerëzve duke pritur me orë të tëra para stacioneve të autobusëve rrugëve të Shkupit. Një kryeqytet i stërngarkuar në të cilin njerëzit vrapojnë për të siguruar një vend në autobusët e ngelur dhe të vonuar.

“Një kaos në Shkup, unë me profesion, kam qenë edhe polic komunikacioni në të kaluarën dhe mendoj që nuk është e drejtë as kundrejt atyre as kundrejt qytetarëve, deri kur do të zgjasë kjo çmenduri, nuk edi. Kjo është e dëmshme për vendin. Ajo që kryetarja e qytetit të shkupit e tha dje transportuesit privat e demantuan. Nuk di se kujt ti besoj. Kam jetuar në shumë qytete  por kjo që po na ndodh neve qytetarëve nuk ndodh askund”.

QYTETAR

“Kjo është shumë e dëmshme për qytetarët, ka shumë turmë të njerëzve, nuk ka autobusë, Mirë kanë qenë autobusët privat, të rregullt, pse nuk i lënë. Nuk mund të shkojmë as në punë, duhet tw presim me orë të tëra të shtyhemi për të hypur në autobus. Pse paguajmë ne qytetarët që të mos kemi autobusë?”

QYTETAR

“Kjo ndikon shumë keq te qytetarët, kjo nuk është në rregull. Politikanët janë fajtor,Danella Arsovksa kryetarja e qytetit të Shkupit, duhet të zgjidhet ky problem menjëherë. Nga 1 orë nga 2 presim. Qyteti i Shkupit është fajtor, ne shqiptarët më shumë e kemi votuar atë, ajo na e ktheu me të keqe. Pasojat qytetarët i kanë”.

Protesta e transportuesve privat sot ka filluar që nga ora 06:00 e mëngjesit dhe do të zgjasë deri në ora 18:00. Si pasoj e tërë kësaj gjendje qytetarët thonë SE po ballafaqohen me një situatë shumë të vështirë dhe kërkojnë zgjidhje urgjente.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/


You may also like