(VIDEO) Kandidatët për president deri në fushatë mund të zhvillojnë vetëm një ngjarje publike

by admin
Spread the love

Kandidatët për president deri në fushatë nuk guxojnë të harxhojnë para nga llogaria e transaksionit dhe munden të mbajnë vetëm një ngjarje në ditë.

Kandidaturat për president të shtetit tashmë janë konfirmuar, dhe në pajtim me ndryshimet në Kodin Zgjedhor, nga momenti i vërtetimit të listave të kandidatëve deri në fillimin e fushatës zgjedhore më 4 prill, pjesmarrësit në fushatë zgjedhore nuk guxojnë të harxhojnë mjete nga llogaria e transaksionit që janë të dedikuara për fushatë zgjedhore. Të njejtit gjithashtu kanë të drejtë të organizojnë nga një ngjarje publike për promovimin e listave të kandidatëve të konfirmur dhe për programe zgjedhore.

Në nenin 69 të Kodit Zgjedhor është  theksuar se për fushatë zgjedhore konsiderohet tubimi publik dhe ngjarje të tjera publike të organizuara nga pjesëmarrësi në fushatën zgjedhore, ekspozimi publik i posterave, video prezantimet në vende publike, prezantimi në media dhe në internet, shpërndarja e materialeve të shtypura dhe prezantimit publik të kandidatëve të konfirmuar nga organet kompetente zgjedhore dhe programeve të tyre, dhe në paragrafin 2 thuhet se fushata fillon 20 ditë para ditës së zgjedhjeve dhe në raundin e parë dhe të dytë të votimit nuk duhet të zgjasë 24 orë para zgjedhjeve dhe ditën e zgjedhjeve.

KSHZ-ja të enjten konfirmoi kandidaturat për president të RMV-së në vitin 2024 të paraqitura nga Stevo Pendarovski i mbështetur nga LSDM, Stevçe Jakimovski i mbështetur nga GROM, Maksim Dimitrievski nga partia ZNAM, Arben Taravari nga koalicioni opozitar shqiptar Vlen, Biljana Vankovska Cvetkovska nga Levica, Bujar Osmani nga BDI dhe Gordana Siljanovska Davkova nga VMRO-DPMNE. Kandidatët Jakimovski dhe Taravari duhet të dorëzojnë në KSHZ një numër unik tatimor dhe llogari të transaksionit brenda 48 orëve.

Numri rendor i kandidatëve dhe pamja e fletëvotimit do të dihet më së voni deri më 28 mars, kur duhet të mbahet shorti në KSHZ.

Emine Ismaili /SHENJA/

MARKETING



You may also like