(VIDEO) Javë me mot me erë dhe temperaturë deri në 23 gradë celsius

by admin
Spread the love




Nga Instituti Hirdrometorologjik informojnë se gjatë ditës së sotme edhe përkundër që  në mëngjes fryente erë mesatare, temperaturat kanë arritur deri më 19 gradë celcius.

Sinoptikani Boris Sekiraski, për Televizionin Shenja, deklaroi se edhe në ditët në vijim pritet të ketë mot stabil,  ku temperaturat gjatë ditës do të arrinë deri më 22 gradë celcius.

BORIS SEKIRASKI, SINOPTIKAN

“Edhe gjatë ditës së nesërme moti do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla deri mesatar. Do të fryjë erë e fortë,  më e theksuar  në  pjesët lindore të vendit. Gjatë ditës era do të përforcohet më shumë dhe në disa vende do të arrijë deri mbi 60 kilometra në orë”.

Sekiraski më tej sqaroi se gjatë përfundimit të javës,  do të përfundojnë edhe erërat e forta dhe moti do të jetë kryesisht me diell dhe vende -vende me vranësira të pakta lokale.

Në Shkup dhe rrethinë gjatë ditëve në vijim temperaturat do të arrinë deri 23 gradë celcius. Samir Mustafa /SHENJA/


You may also like