(VIDEO) Jan Kop: Për Evropën është mirë që Maqedonia e Veriut të jetë anëtare e BE-së

by admin
Spread the love

 

Interesat e Holandës në Maqedoninë e Veriut janë shumë të thjeshta. Dëshirojmë prosperitet dhe stabilitet dhe për këtë shkak nuk shohim alternativë për Maqedoninë e Veriut përveç BE dhe NATO. Duhet të jeni në NATO dhe duhet të jeni në BE. Kjo është mirë për Maqedoninë e Veriut, kjo është mirë për Holandën dhe kjo është mirë për Evropën, deklaroi sot në Shkup ambasadori holandez në vend, Dirk Jan Kop.

Hyrja në BE, potencoi Jan Kop, është proces i bazuar në merita, por nuk bëhet fjalë vetëm thjeshtë për rrumbullakësimin e asaj që është arritur, por edhe të veprohet dhe të zbatohen reformat.

 

DIRK JAN KOP, AMBASSADOR I HOLANDËS

“Në fund vetëm Maqedonia e Veriut mund të vendos për fatin e saj. Kjo është në masë të madhe vendim kombëtar i Maqedonisë së Veriut dhe e vetmja gjë që mund ta them është mirësererdhët në Evropë, pasi në agjendën e BE-së dhe të gjitha çështjet e rëndësishme, siç janë Bregziti, buxheti, ndryshimet klimatike, refugjatët dhe zgjerimi, çdoherë bëjmë kompromise jo të mira. Në fund askush nuk është i lumtur, por çdo kompromis i mirë është balanc i kënaqësisë nga të dy palët”.

Sipas tij, ky kompromis “nuk do të fitojë në garën për bukuri”, por definitivisht do të na dërgojë në BE. Bullgaria, tha ai, tani e pengon fillimin e negociatave dhe ky është probem, por ajo që dëshirojmë ta arrijmë është fundi i negociatave, kur vendi do të bëhet anëtar i BE-së.  Në lidhje me mundësinë që Bullgaria ta bllokojë çdo hap të vendit në negociata, ambasadori tregoi se, puna e vetme e rëndësishme për këtë vend është t’i fillojë negociatat.

DIRK JAN KOP, AMBASSADOR I HOLANDËS

“Politika e BE-së është që çështjet bilaterale duhet të zgjidhen në mes vetë vendeve dhe nuk ka hapësirë për ata në procesin negociues. Ne do të ndjekim këtë dhe Komisioni tregoi se do të përcjellë këtë. Për atë, nëse mund të marrin ndonjë lloj të kompromisi tani në mes jush dhe Bullgarisë, kjo e hap derën, dhe të jem i sinqertë unë jam shumë më i interesuar për fundin e negociatave, kur të plotësoni kushtet për anëtarësim do ju bëjnë anëtarë të familjes, me të njëjtat të drejtat si Bullgaria. Në teori, a mund një vend të bllokojë këtë proces në fundin e tij – po. Çdo kapitull i ri është vendim i ri politik, me çka duhet konsensus nga të gjitha vendet anëtare”.

Në lidhje me besimin e zvogëluar të qytetarëve në BE, ambasadori holandez thotë se nuk është problem aq i madh, sa është besimi i ultë në institucionet e shtetit. /SHENJA/

You may also like