VIDEO/ Ish-sulmuesi zbulon rrengun që i bëri Runi te Anglia: Më dha Viagra para stërvitjes, nuk po kuptoja çfarë po ndodhte

by admin
Spread the love

Lojtarët e futbollit i punojnë shpesh rrengje njëri-tjetrit gjatë grumbullimeve, por ajo që Uejn Runi dhe Xhërmein Defo kanë bërë me Karlton Kol, mund të jetë një nga më të çuditshmet dhe të pazakontat. Ka qenë vetë ish-sulmuesi Kol ai i cili ka zbuluar se të dy i kanë dhënë Viagra para një stërvitje me Anglinë, duke krijuar një situatë me të vërtetë të çuditshme.

“Më duket se ishin Runi dhe Defo që ishin të ulur në fund të autobusit. Unë po mundohesha të dukesha si një djalë i mirë para dhe thashë “harrova vitaminat, çfarë të bëj tani?”.

Dhe ata thanë “oh, harrove vitaminat, kam disa për ty këtu”. Më thanë janë multivitamina dhe mbulonin gjithçka. Unë shkova në fund të autobusit dhe thashë “përfekte, ok, qenka blu” dhe e piva.

Nuk dija asgjë për Viagran në ato ditë, Çfarë është Viagra? Isha në formë, punonte kurdo dhe nuk e dija asokohe se për çfarë shërbente një ilaç blu. Vetëm më vonë e kuptova.

Unë shkova në fushën stërvitore dhe po mendoja “çfarë po ndodh, çfarë po bëhet kështu”. Unë kisha një ereksion me një tufë djemsh rreth e rrotull dhe po mendoja “kjo nuk është e bukur”. Unë isha me të shkurtra dhe tani gunga po bëhej e dukshme, nuk e kisha kuptuar ende se çfarë ndodhte.

Unë pashë ata mbrapa dhe të gjithë po talleshin me mua. Unë nisa stërvitjen dhe po mendoja “kjo nuk është aspak në rregull”. Të gjithë po qeshnin me lot në seancën stërvitore dhe të gjithë e shihnin që kisha ereksion dhe nuk mund ta fshihja. U stërvita ashtu”, tregoi Karlton Kol episodin në stërvitjen e Anglisë.

PANORAMASPORT.AL

You may also like