(VIDEO) Ish ministrja e Drejtësisë kritikon pasardhësin për etninë në certifikata

by admin
Spread the love

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për fillimin e procesit është një lajm i mirë dhe ligji është respektuar sepse parashikon kombësinë në librat amë, jo në ekstrakt. Kështu  thekson ish-ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska, pasi Gjykata Kushtetuese vendosi të shqyrtojë Udhëzimin e  Ministrisë së Drejtësisë për Librat Amë.

“Certifikatat e lindjes nuk është patjetër t’i përmbajë të gjitha të dhënat nga libri amë”, tha Deskoska, duke shtuar se përkatësia etnike bën pjesë në grupin e të dhënave “sensitive” që i nënshtrohen mbrojtjes së veçantë sipas rregullave për mbrojtjen e të dhënave personale.

RENATA DESKOSKA, ISH MINISTRE E DREJTËSISË

“Të dhëna të tjera të tilla janë të dhënat për përkatësinë fetare, përkatësinë politike, gjendjen shëndetësore, orientimin seksual etj. Vendi ynë është nënshkrues i Konventës për Mbrojtjen e Personave për Përpunimin Automatik të të Dhënave Personale dhe unë personalisht kam nënshkruar Protokollin për ndryshimin e tij në dhjetor 2019, i cili forcon më tej mbrojtjen e këtyre të dhënave sensitive. Ai Protokoll është ratifikuar në Kuvend në qershor 2021 dhe është i detyrueshëm për ne”.

“Sipas dispozitave kushtetuese, marrëveshjet ndërkombëtare që ratifikohen në përputhje me Kushtetutën janë pjesë e rendit të brendshëm juridik dhe nuk mund të ndryshohen me ligj. Aq më pak me një udhëzim. Pra, kushtetuta jonë i vendos marrëveshjet ndërkombëtare nën kushtetutë, por mbi ligjet. Sipas kësaj, prisja që ministria kompetente do të propozonte ndryshimin e Ligjit për evidencë amë, me qëllim të respektimit të obligimeve ndërkombëtare, e jo ndryshimin e udhëzimeve për zbatimin e ligjit”, deklaroi ish-ministrja Deskovska.  Sipas Deskovskës, ajo që po ndodh në këto momente është një proces regresiv dhe mosrespektim i detyrimeve ndërkombëtare që kemi marrë si shtet.

Ligji për Evidencë amë, i cili u miratua në vitin 1995, përcakton që të figurojë kombësia e prindërve.

Ndërkaq,  para shtatë ditësh Gjykata Kushtetuese vendosi të iniciojë vullnetarisht një iniciativë për të vlerësuar ligjshmërinë e Udhëzimeve të ministrit Lloga. Ndërkohë, Ministria e Drejtësisë vlerëson se grafa e etnisë është e detyrueshme dhe bazohet në Ligjin për Evidencën Amë.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING

UniConverter_20230519143422.gif



You may also like