(VIDEO) Inspektorët e Tregut kontrollojnë importuesit e frutave dhe perimeve

by admin
Spread the love




Mbi 30 inspektorë të Inspektoratit Shtetëror të Tregut nga mengjesi ndodhen në terren në të gjithë territorin e vendit dhe po kryejnë kontrollin e importuesve të perimeve dhe frutave. Inspektorët veprojnë në koordinim me Drejtorinë e Policisë Financiare dhe atë të të Ardhurave Publike.

Në kontrollet e ISHT-së mbulohen importuesit e perimeve dhe frutave në Shkup, si dhe tregu I shumicësn “Kvantashki”. Inspektime janë bërë edhe te importuesit me shumicë në Strumicë, Dibër dhe qytete të tjera, informojnë nga Inspektorati. Drejtori I Inspektoratit, Goran Trajkovski, ka thënë se, do të ketë dënime që dalin nga Ligji për tregti, në rast se inspektorët konstatojnë shkelje të vendimeve. Nga Inspektorati Shtetëror i Tregut thonë se aksioni do të zgjasë gjatë gjithë ditës, ndërsa informacionet për rezultatin do të publikohen të hënën. Kontrollet e inspektoratit janë shtuar që nga koha që qeveria ka ngrirë çmimet e produkteve bazë. Nga ky institucion thonë se kontrollet do të vazhdojnë edhe gjatë periudhës së ardhshme.

Me propozim të Ministrisë së Ekonomisë, Qeveria vendosi që tregtarët dhe importuesit që shesin pemë dhe perime të blejnë dhe shesin 70 për qind të sasive që kanë shitur në janar dhe shkurt.

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi tha se çmimet e pemëve dhe perimeve të ngrira që nga e mërkura do të korrigjohen javën e ardhshme dhe do të ketë rritje apo ulje të lehtë, por asnjëri nga produktet që janë pjesë e vendimit të kësaj jave të qeverisë nuk do të ketë çmim më të lartë se 100 denarë.  Korrigjimi do të jetë sipas mënyrës se si janë paraqitur çmimet doganore nga 28 marsi e deri më tani. /SHENJA/

 

 


You may also like