(VIDEO) Inflacioni rritet për 14.5 për qind, indeksi i çmimeve rritet për 13.7 për qind

by admin
Spread the love




Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave, muajin e kaluar është matur inflacioni rekord prej 14.5 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Me një përqindje të njëjtë në qershor të këtij viti është rritur edhe kostoja e jetesës, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit 2021. Ndërkaq, indeksi i çmimeve me pakicë ka shënuar rritje prej 13.7 për qind.

Të dhënat e entit të statistikave tregojnë se në baza mujore janë rritur çmimet e produkteve bazë: vaji, buka, qumështi, mishi, si dhe karburantet, të cilat janë më të larta për 17.2 për qind.

Sipas të dhënave të entit paga mesatare mujore neto në maj 2022 është 31.407 denarë, që është një rritje për 2.686 denarë ose 9.4% krahasuar me muajin e njëjtë të vitit të kaluar. Kjo rritje vjen kryesisht si pasojë e rritjes së pagës mesatare mujore neto për punonjës në sektorin e hotelerisë me 19.7%, e ndjekur nga arti, argëtimi me një rritje prej 16.1% dhe në industrinë përpunuese me 14.3%.

Ndërkaq, bruto paga mesatare mujore, në maj 2022, është 46.972 denarë. Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave, indeksi i pagës mesatare mujore të paguar bruto për punonjës në maj 2022, krahasuar me majin 2021, është 109.4. /SHENJA/


You may also like