(VIDEO) Hodai: Arsimi i lartë në RMV është sinonim i degradimit, korrupsionit dhe cilësisë së dobët

by admin
Spread the love

Kryetari i forumit për ndryshime në arsim Blendi Hodai sot në një deklaratë për media tha se ata kanë dorëzuar tek inspektorati shtetëror i arsimit, dyshime për avancim të kundërligjshëm të profesorit Agron Alili pranë universitetit të Tetovës. Ai sqaroi se këto dyshime janë konfirmuar nga inspektorati dhe lënda ka kaluar në kompetenca të ministrisë së arsimit dhe shkencës, në të cilën ligji parasheh ngritje të iniciativës për kundërvajtje. Hodai  akuzoi ministrin e arsimit dhe shkencës Jeton Shaqirin se edhe pas 6 muajve nuk ka ndërmarë masa në lidhje me këtë rast.

BLENDI HODAI, KRYETAR I FORUMIT PËR NDRYSHIME NË ARSIM

“Për ilustrim më 23 prill të këtij viti arritën denoncime deri te forumi për ndryshime në arsim se Agron Alili i angazhuar si profesor në fakultetin e shkencave matematiko natyrore pranë Universitetit të Tetovës është avancuar me titullin docent në kundërshtim me ligjin. Më 14 korik pas kërkesës tonë u vërtetua se Agron Alili është avancuar kundërligjshëm, përkatësisht me mesatare 6.7 dhe nuk e ka gradën nga fusha shkencore për të cilën ai është përzgjedhur. Pas kësaj lënda ka kaluar në dorën e ministrit Jeton Shaqiri, ndërsa sot që po flasim edhe pse kanë kaluar 6 muaj ministri ska lëvizur as edhe një gurë në drejtim të sanksionimit të këtij profesori ashtu siç e kërkon ligji”.

Hodai tha se Agron Alili në vitin 2021, një vit pas avancimit të kundërligjshëm I ka donuar rreth 180 mijë denarë BDI-së. Sipas tij kjo është arsyeja se pse nuk merren masa për ndëshkim. Ai shtoi se kërkesa për avancim të kundërligjshëm të Alilit është dorëzuar nga vetë Inspektorati I arsimit në fund të muajit korrik dhe se  kontaktet e fundit me ministrin i kanë pasur në mesin e muajit shtator, ku aso kohe  ministri u ka thënë se do të merr masa dhe hapa juridike per t’ia marr titullin profesorit .

Ndërkaq ministri i arsimit dhe shkencës Jeton Shaqiri i bëri thirrje Inspektoratit Arsimor dhe komisioneve, por edhe siç tha ai sektorit të Arsimit të Lartë në kuadër të ministrisë së arsimit dhe shkencës nëse ka kompetenca, menjëherë të marrin të gjitha masat për të anuluar çdo titull që nuk respekton dispozitat e Ligjit për Arsimin e Lartë.

JETON SHAQIRI, MINISTËR I ARSIMIT DHE SHKENCËS

“E kam diskutuar këtë me Forumin dhe me Universitetin Shtetëror. Unë nuk e di emrin e profesorit, por çdo titull, pavarësisht se kush është,  kam kërkuar të më njoftojnë nga Forumi dhe Universiteti, nëse është bërë në mënyrë të kundërligjshme. Sipas ligjit të lartë të Arsimit, Ministria e Arsimit dhe Shkencës nuk është e përfshirë në procesin e miratimit të një titulli më të lartë apo më të ulët për asnjë kuadër të universiteteve, për ato vendoset nga komisionet amë dhe komisionet e fakulteteve”.

Kryetari i forumit për ndryshime në arsim Blendi Hodai tha se nëse nuk merren masa nga institucionet kompetente ata si organizatë do të shohin nëse ka ndonjë hapësirë juridike që të dËrgojnë kërkesë deri te prokuroria publike në Shkup për marrjen e titullit të profesorit. Ai theksoi se ka denoncime që avancime akademike nuk ka vetëm në UT por edhe në universitete të tjera.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING



You may also like