(VIDEO) Hetimet e brendshme në MPB: Refuzohen pretendimet e VMRO-së

by admin
Spread the love

Ministria e Punëve të Brendshme thotë se ka bërë kontrollë të brendëshm dhe ka rezultuar që VMRO-ja shpërndan të pavërteta.  Ky kontrollë është bërë pas publikimit të sms porosive nga VMRO-DPME e që sipas tyre janë shkëmbyer mes pjesëtarëve të MPB, për të përbushur urdhëra dhe direktiva të LSDM-së.

Toni Angellovski, zëdhënës i MPB-së

“Departamenti për kontrollë të brendshëm, hetime kriminalistike dhe standarde profesionale në MPB i ka kryer hetimet e nevojshme, pas akuzave të partisë së VMRO-DPMNE-së për maltretim fizik të planifikuar nga ana e zyrtarëve policorë të punësuar në SPB Prilep, me çka konstaton se në Pilep, Shtabi operativ ndihmës dhe Shtabi operativ republikan i zgjedhjet lokale nuk ka regjistruar paraqitje nga qytetarë ose subjekt juridik se në periudhën parazgjedhore, në ditën zgjedhjeve ose në periudhën pas zgjedhore nga ana e zyrtarëve policorë gjatë ndërmarrjes të veprimeve zyrtare është vepruar në mënyrë joligjore ose joprofesionale ose në cilëndo mënyrë është keqtrajtuar ndonjë person gjatë kryerjes së detyrës”.

Në ditën e zgjedhjeve, më 17 tetor siç thotë ai më tej, në Prilep  asnjë veturë nuk është dërguar në kontollë teknik, as nuk është shqiptuar sanksion për shkelje në komunikacion, që tregon gjithashtu se veprimet e përmendura nga VMRO-ja, në fakt nuk kanë ndodhur.

MPB Apelon që VMRO-DPMNE të ndaloj së shpërndari të pavërteta, ndërsa qytetarët lirshëm ta shprehin të drejtën e tyre të votës, në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale.

Emine Ismaili /SHENJA/

 

You may also like