VIDEO/ Guardiola dhe Darvin Nunjez nuk mbajnë dot nervat, sherr dhe sharje pas Mançester Siti-Liverpul

by admin
Spread the love

Mançester Siti dhe Liverpuli kanë ndarë sot pikët në barazimin 1-1 në kampionat. Një rezultat që ka sjellë tensione në përfundim të ndeshjes, kur kishte një përplasje të pazakontë mes Pep Guardiolës dhe Darvin Nunjez.

Guardiola po i shtrëngonte dorën Jurgen Klop në mbyllje të duelit kur iu afrua sulmuesi uruguaian, i cili me sa duket kishte diçka për t’i thënë spanjollit. Mes të dyve filloi një përplasje e ndezur me të shara aq sa u desh që Klop dhe një asistent i tij te Liverpuli t’i shtynin për t’i ndarë.

Mediat angleze bëjnë të ditur se ata ishin sharë me njëri-tjetrin pas një komenti të lojtarit, por nuk dihet ende se cila kishte qenë “shkëndija” që solli këtë përplasje të pazakontë mes sulmuesit dhe trajnerit.

SHIH VIDEON

PANORAMASPORT.AL

You may also like