VIDEO/ Grumbullimi nis me përqafime e entuziazëm. Sylvinho drejton stërvitjen e parë kuqezi me 8 lojtarë dhe Asllanin e fashuar

by admin
Spread the love

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka nisur sot zyrtarisht përgatitjet për ndeshjet ndaj Moldavisë dhe Ishujve Faroe, që do të vulosin rrugën drejt Euro 2024 të kuqezinjve.

Trajneri Silvinjo ka zhvilluar një seancë stërvitore të cunguar sot për shkak të numrit të madh të lojtarëve që kanë luajtur me ekipet e tyre në ditën e djeshme dhe që sot kanë bërë vetëm pak palestër dhe janë lënë pushim për sot.

Kështu, në stërvitje kanë marrë pjesë vetëm 8 futbollistë të cilët janë vënë nën urdhrat e trajnerit brazilian, i cili pret plotësimin e grupit sonte dhe nesër për t’u fokusuar te taktika që do përdoret në ndeshjen ndaj moldavëve. Njëkohësisht, priten sinjalet edhe nga Asllani, i cili është stërvitur i veçuar, me një fasho të dukshme në kofshën e djathtë.

Gjithsesi, atmosfera ka qenë shumë entuziaste, siç shihet nga pamjet e publikuar nga FSHF, me grupin kuqezi që duket se është i ndërgjegjshëm që është tashmë në dyert e Euro 2024.

PANORAMASPORT.AL

You may also like