VIDEO/ Gjasula me shokë shtangin Hoffenheim, Darmstadt siguron 1 pikë në transfertën e “PreZero Arena”

by admin
Spread the love

Nuk mund të kishte mbyllje më të mirë të vitit, për “shkatërruesin” e mesfushës, Klaus Gjasula, me skuadrën e tij Darmstadt, që ka zhvilluar një përballje fantastik mbrëmjen e kësaj të marte në “PreZero Arena” , teksa ka arritur të barazojë me rezultatin spektakolar, 3 me 3, ndaj skuadrës së Hoffenheim, në përballjen e javës së 16-të të kampionatit gjerman të futbollit, Bundesliga.

Për vendasit e Hoffenheim rrugën e rrjetës e gjetën “fantazisti” Andrej Kramaric, i cili fillimisht përktheu në gol, një 11-metërsh, në minutën e 14’-të të sfidës, si dhe nga “bomberi” nga Togo, Ihlas Bebou, i cili shënoi një dopietë në minutat 28’ e 66’, ndërsa për skuadrën e Darmstadt shënuan Pfeiffer, në minutën e 23’-të, si dhe “bomberi”, Tim Skartke, i cili realizoi një dopietë në minutat 57’ e 85’, për të “vulosur” barazimin 3 me 3.

Falë këtij rezultati, skuadra e Hoffenheim e mbyll këtë vit kalendarik, në vendin e 6-të të renditjes, teksa ka arritur deri më tani të grumbullojë plot 24 pikë, 3 më pak se “Verdhezinjt”” e Borussia Dortmund, ndërsa skuadra e Darmstadt mbetet në vendin e fundit të renditjes, me 10 pikë, pas 16 javëve të para të kampionatit. /i.m /abcnews.al

SHIKONI GOLAT: 

Goli i Andrej Kramaric, 1-0:

Goli i Luca Pfeiffer, 1-1:

Goli i Ihlas Bebou, 2-1:

Goli i Tim Skarke, 2-2:

Goli i Ihlas Bebou, 3-2:

Goli i Tim Skarke, 3-3:

 

You may also like