VIDEO/ Girona e Real Betis mbyllin vitin me barazim, Sociedad zhgënjen në transfertën e Cadiz

by admin
Spread the love

Pritej që viti kalendarik të mbyllej me fitore, mirëpo nuk ndodhi kështu. “Bardhekuq”ë” e e Girona kanë ngecur në transfertën “andaluziane” të Real Betis, teksa kanë barazuar me rezultatin 1 me 1, përballjën e vlefshme për javën e 18-të dhe të fundit të këtij viti kalendarik, të kampionatit spanjoll të futbollit, La Liga.

Ndeshja rezultoi  të ishte shumë e luftuar, ndërsa u desh një penallti që Giron atë zhbllokonte sfidën, duke shënuar me Dovbyk në minutën e 39’-të, mirëpo takimi takim nuk mbaroi me aq pasi në minutën e 88’-të, të sfidës, qendërmbrojtësi argjentinas, German Pezzella dërgon topin në rrjetën e miqve për të barazuar gjithçka.

Në krahun tjetër dhe sfida Cadiz-Real Sociedad u mbyll në “paqe”, me takimin që mbaroi me barazim “e bardhë”, 0 me 0, në një ndeshje, që le të themi, nuk dhuroi aspak emocion për futbolldashësit e kampionatit spanjoll.

Përsa i përket renditjes, në tabelën e La Liga, Girona  deri në këto momente e mbyll vitin kalendarik, si kampione e dimrit, teksa ngjitet në kuotën e 45 pikëve, 3 më shumë se “Galaktikët” e Real Madrid. Përsa i përket skuadrave të tjera, Real Sociedad e mbyll vitin në vendin e 6-të me 31 pikë, 3 më shumë se Betis i vendit të 7-të, ndërsa skuadra e Cadiz mbyll gjithçka në vendin e 17-të me  15 pikë. /i.m /abcnews.al

SHIKONI GOLAT: 

Real Betis 1 – 1 Girona 

Cadiz 0 – 0 Real Sociedad

You may also like