VIDEO/ Futbollisti francez u mundua të befasonte portierin me një “panenka”, por ajo që i ndodhi po bën xhiron e rrjetit

by admin
Spread the love

Skuadra e divizionit të tretë francez Shaterua luajti në fundjavë ndaj  Les Herbies në raundin e tretë të Kupës së Francës. Ajo që ndodhi gjatë ndeshjes kaloi në aspekt dytësor, pasi kryefjala e shumë mediave botërore u bë diçka tjetër në këtë takim.

Protagonisti kryesor i historisë është mbrojtësi i majtë i Shaterua, Antoine Mile,  te gjuajtja e sëerisë ëë penalltive., ku ai ishte i katërti në listë për ekipin e tij

Mile vendosi që me një “panenka” të befasonte portierin kundërshtar nga pika e bardhë e panlltisë. Por gjërat nuk shkuan siç ai i kishte menduar, duke e bërë që të turpërohej. Topi nuk e mori trajektoren e duhur dhe mezi arriti te portieri i Les Herbies, kështu që me këtë dështim Antonie Mile po bën xhiron e rrjetit duke përfunduar edhe në faqet e para të mediave prestigjioze europiane.

Për fat të tij gabimi nuk i kushtoi, pasi skuadra arriti që të kualifikohej  në 1/16 e Kupës.

Momenti i dështimit të futbollistit francez nga pika e penalltisë (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL

You may also like