Video: Fuqia e muzikës, të moshuarit me demencë i rikthehet kujtesa kur dëgjon…

by admin
Spread the love

Sa herë dëgjojmë një këngë të caktuar, na duket sikur na çon pas në kohë. Ka shumë elementë që na zgjojnë kujtime, por muzika është ndoshta më efektivja.

CherWebb është llogaria në Instagram e një make-up artisteje nga Britania e Madhe. Ajo gjithnjë ndan detaje nga puna e saj dhe produktet që përdor, por së fundmi ka bërë një përjashtim. Një video e saj me gjyshin Joe padyshim ka marrë vëmendjen më të madhe.

Është pikërisht muzika që ajo vë në makinë, ajo që i kthen kujtesën për një moment gjyshit të saj të sëmurë me dementia. Bëhet fjalë për këngën e tij të preferuar, dhe ai e shijon në maksimume madje e di gjithë tekstin.

Sipas kërkimeve të shumta shkencore, muzika mund të zgjojë kujtime të thella edhe tek njerëzit që gradualisht po humbasin funksionet e tyre të kujtesës.

Cher shkruan poshtë videos: “Kjo këngë sjell shumë kujtime. I dua këto momente me gjyshin tim të dashur. Demenca është një sëmundje e tmerrshme dhe momente si këto janë të veçanta dhe të çmuara. Gjyshi im këndon me theksin e tij skocez dhe i kujton të gjitha tekstet , duke thënë vazhdimisht: Më pëlqen kjo këngë! Magjike!/tvklan.al

You may also like