VIDEO/ Foden bën fenomenin me tre gola, Mançester Siti fiton me përmbysje dhe i afrohet Liverpulit

by admin
Spread the love

Mançester Siti ka përfituar nga humbja e Liverpulit për të ngushtuar diferencën me kryesuesit e Premier Ligës. Skuadra e Pep Guardiolës ka mposhtur jo pa vështirësi 3-1 skuadrën e Brentford në transfertë.

Kampionët në fuqi të Anglisë u befasuan nga një gol i Mupaj, i cili përfitoi nga një vendosje tërësisht e gabuar e mbrojtjes së “qytetarëve” për të çuar sferën në rrjetën e portës së tyre dhe për t’i dhënë avantazhin ekipit.

Për të zgjidhur problemet e Pep Guardiolës, në ditën kur Haland dhe De Bryjn u rreshtuan të dy përsëri titullarë, ishte Fil Foden. Ai barazoi shifrat para fundit të pjesës së parë dhe pastaj në të dytën shënoi edhe dy herë të tjera në portën e vendasve, për t’i dhënë skuadrës së tij fitoren 3-1 që e çon vetëm 2 pikë larg Liverpulit, me një ndeshje më pak të luajtur.

GOLI I MUPAJ (VIDEO)

GOLI I PARË I FODEN (VIDEO)

GOLI I DYTË I FODEN (VIDEO)

GOLI I TRETË I FODEN (VIDEO)

sadsdadassdasdasda

PANORAMASPORT.AL

You may also like