Mançester Junajtid ka dështuar në shtëpi përballë Fulhemit, duke u mposhtur me rezultatin 1-2 në minutat e fundit të takimit.
Broja u rikthye në këtë takim pas gripit që kaloi javën e shkuar, por ishte “spektator” në bankinë, duke mos u aktivizuar asnjë minutë.
Skuadra nga Londra kaloi në avantazh në minutën e 65’ me anë të Basej, por në të 89’ ishte Herri Meguajër ai që riktheu baraspeshën.
Por ishte një super kundërsulm në minutën e 97’ nga Adama Traore, i cili shërbeu për Ajuobi duke shënuar golin e fitores dhe duke i dhënë një goditje të fortë Mançster Junajtid.
REZULTATET:
Meguajër 89’ / Basej 65’, Ajuobi 90+7’
GOLI I BASEJ (VIDEO)
GOLI I MEGUAJËR (VIDEO)
GOLI I AJOUBI (VIDEO)
ASTON VILA 4-2 NOTINGHEM FOREST
BRAJTON 1-1 EVERTON
KRISTAL PALAS 3-0 BËRNLEJ
RENDITJA:
PANORAMASPORT.AL