(VIDEO) FITCH: Maqedonia e Veriut zhvillohen politika makroekonomike kredibile

by admin
Spread the love

Ministria e Financave ka komentuar një raport të Agjencisë Kreditore Fitch, ku ku theksohet se në Maqedoninë e Veriut zhvillohen politika makroekonomike kredibile dhe konsistente. Ato janë kryesisht të mbështetura nga politika afatgjate e kursit fiks devizor, dhe janë treguesit më të mirë të menaxhimit se vendet me performancë të ngjashme ekonomike. Këta janë faktorët me të cilët vendi, në raportin e fundit të Agjencisë Kreditore Fitch, e ruajti rejtingun kreditor të pozicionuar me “BB+” me perspektivë stabile. Siç ceket në raport, Fitch pret që rritja të përforcohet në vitin 2024, ndërsa deficiti buxhetor dhe inflacioni të ulet.

Fitch, Agjenci Kreditore

“Rritja pritet të përforcohet në 2.9% e nxitur kryesisht nga konsumi privat, i mbështetur nga rritja e pagave, më tej realizimi i projektit të autostradës në korridoret 8 dhe 10d, si dhe nga fluksi hyrës i vazhduar i investimeve të huaja direkte. Parashihet që më tej rritja të rritet në 3.6% në vitin 2025, bazuar në perspektivat e përmirësuara midis partnerëve kryesorë tregtarë të vendit. Ndërsa në vitin 2024 deficiti buxhetor pritet të ulet në 3.8% të PBV-së, nën ndikimin e masave të ndërmarra nga ana e të hyrave dhe rritjes së aktivitetit ekonomik”.

Nga agjencioni theksojnë se kursime vërehen edhe në pjesën e subvencioneve energjetike dhe bujqësore, por megjithatë ndikim pozitiv pritet edhe nga përkrahja financiare nëpërmjet Planit Europian të Rritjes për Ballkanin Perëndimor.

Inflacioni, sipas raportit të Fitch-it, normalizohet dhe në muajin shkurt ishte 3%, me ç’rast pritet të jetë mesatarisht 3.7% në vitin 2024, ndërsa në vitin 2025 do të bjerë në 2.8%. Sipas tyre, ndikim pozitiv pritet nga ecuria në procesin e integrimit europian dhe zbatimi i reformave. /SHENJA/

MARKETING



You may also like