(VIDEO) Festa nën bomba, palestinezët u munduan të gjejnë pak mundësi për festë

by admin
Spread the love




Besimtarët muslimanë në Maqedoni të Veriut, Shqipëri dhe Kosovë kanë falur namazin e Fitër Bajramit, duke i mbushur xhamitë me pjesëmarrjen e mijërave besimtarëve. Besimtarët muslimanë janë mbledhur nëpër sheshe dha xhami në kryeqytetet e vendeve të rajonit, por edhe në xhamitë e qyteteve të tjera, për t’u bërë pjesë e lutjeve dhe faljes së namazit të një ndër festave më të mëdha të fesë Islame.

Besimtarët muslimanë në Shqipëri kanë falur namazin e Fitër Bajramit, duke u mbledhur nëpër xhami dhe sheshet e vendit, ndërsa programi qendror për faljen e namazit është mbajtur në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, me pjesëmarrjen e mijëra besimtarëve.

Në Kosovë tubimi qendror nga Bashkësia Islame e Kosovës (BIK) është mbajtur në Xhaminë e Madhe të Prishtinës “Sulltan Mehmet Fatih”, ku hutben e mbajti myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, i cili pasi uroi besimtarët për këtë festë foli rreth vlerave të familjes.

Palestinezët në Gaza po bëjnë ç’të munden për të ndjekur traditat e Fitër Bajramit, ndërsa lufta i bën festimet të vështira.

“Nuk ka gëzim apo oreks për të festuar rastin e shenjtë,” tha për Al Jazeera Ahmed Ismail, një shitës në Rafah. “Edhe fëmijët nuk kanë asnjë interes për lodrat siç bënin në të kaluarën. Ky është sezoni më i keq që kemi jetuar ndonjëherë”.

MARKETING



Ndërkohë, sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres tha të martën se zemra e tij është “thyer” duke ditur se shumë myslimanë në Gaza, Sudan dhe vende të tjera nuk do të jenë në gjendje të festojnë festën e Fitër Bajramit që shënon fundin e muajit të agjërimit të Ramazanit për shkak të konfliktit dhe urisë.

/SHENJA/

 

MARKETING






You may also like