VIDEO/ Festa e titullit të Serie A, tifozët e Interit “pushtuan” Piazza Duomo

by admin
Spread the love

Edhe pse klima nuk ishte e përshtatshme për një periudhe pranvere, tifozët e Interit zbaruan në Piazza Duomo për të festuar titullin e 20-të të skuadrës së tyre, atë që Interi fitoi në derbin ndaj Milanit me shifrat 1-2.

Sipas Shtabit të Policisë, ishin mbi 15 mijë tifozë të Interit që pushtuan sheshin kryesor të Milanos, duke kënduar, festuar e brohoritur për këtë sukses historik që do të mbahet mend gjatë për arsye të fitimit të saj në ditën e derbit. Shumë flamuj, tabela, pankarta me yllin e dyfishtë, tymuese e fishekzjarre kudo në sheshet e Milanos.

Një festë model nga tifozët zikaltër, pasi asnjë incident nuk u raportua nga policia vendase./ h.ll/abcnews.al

You may also like