(VIDEO) Fajon thirrje partive politike: Votoni ndryshimet kushtetuese, keni përgjegjësi ndaj qytetarëve

by admin
Spread the love

Në seancën e ardhshme ndërkombëtare kur do të hapet klasteri i parë për negociatat, Sllovenia do ta ofrojë ndihmën e saj në atë periudhë gjeostrategjike për vendet ballkanike, që Evropa të zgjerohet dhe të bëhet më e fortë. Kështu deklaroi zëvedëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme të Sllovenisë, Tanja Fajon, e cila gjithashtu bëri thirrje që partitë politike të Maqedonisë së Veriut  t’i miratojnë ndryshimet kushtetuese, pasi sipas saj, kjo është përgjegjësi ndaj qytetarëve të saj.

Tanja Fajon

“Dua ta përdorë këtë mundësi që t’i bëjë thirrje të gjithë partive politike përgjegjëse në këtë shtet që t’i bëjnë këto hapa të nevojshme, siç është ndryshimi i kushtetutës, që ky proces i zgjerimit të mund të vazhdojë. Kjo është përgjegjësi ndaj shtetit dhe qytetarëve që të mundet Maqedonia e Veriut të ecë kah e ardhmja evropiane. Sot zgjerimi është bërë emergjencë gjeostrategjike në një farë mënyre, para së gjithash për shkak të luftës dhe konflikteve nga njëra anë, nga agresioni brutal i Rusisë, dhe konflikti në Lindjen e Afërt”

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, gjatë konferecës së përbashkët me Fajon, tha se Sllovenia asnjëherë nuk ka ngurruar për të mbështetur Maqedoninë e Veriut në rrugën e saj drejt BE-së.

Bojan Mariçiq, zëvendëskryeministër për Çështje Evropiane

“Miqtë tanë nga Sllovenia dhe populli slloven gjithmonë janë të zëshëm në mbështetjen e fortë për zgjerimin e Bashkimit Evropian me shtetet e Ballkanit Perëndimor. Sllovenia në të gjitha detyrimet e saj, gjithmonë e vendos dhe e sheh si prioritet Maqedoninë e Veriut në aspiratat e saj, që të bëhet antare e plotë e Bashkimit Evropian deri në vititn 2030”

Fajon dhe Mariçiq nënshkruan Memorandum për Bashkëpunim Ndërkombëtar Zhvillimor për periudhën 2023-2024, që parasheh rreth dy milionë e njëqind mijë euro (2.079.889 euro). Fondet sllovene për zhvillim, të cilat do të  vihen në dispozicion për financimin e pesë projekteve infrastrukturore në pesë komuna të vendit tonë.

Linda Ebibi /SHENJA/

 

 

MARKETING



You may also like