(VIDEO) Fajon: Ndryshimet kushtetuese janë të nevojshme që vendi të ecë përpara

by admin
Spread the love

Ju bëjë thirrje të gjithë aktorëve politik, aktorëve përgjegjës, partive politike që të bëjnë përpjekje për ndryshimet kushtetuese, para së gjithash për interesin e qytetarëve. Kështu thotë zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme të Sllovenisë, Tanja Fajon. Në një intervistë për MIA-n, e pyetur se kërkesa e vendosjes së bullgarëve në Kushtetutë, a nënkupton kërkesën e fundit, ajo u përgjigj se vendi ka humbur shumë kohë sepse rruga e RMV-së është me gjemba dhe i vështirë, dhe se do të ishte më e shpejtë nëse nuk do të ishin interesat e brendshme politike të Bullgarisë dhe para asaj të Greqisë.

Tanja Fajon, ministre e Punëve të Jashtme të Sllovenisë,

“Ndryshimet kushtetuese janë përgjegjësi ndaj njerëzve dhe tani është e nevojshme dhe urgjente që shteti të përparojë dhe është një mundësi gjeostrategjike deri në fund të vitit 2030 të bëjmë kthim, ta lidhim Evropën dhe Maqedoninë e Veriut të bëhet antare e BE-së. Kështu është, ndryshimet kushtetuese janë thelbësore para së gjithash një optimizëm  dhe mbështetje e politikës dhe mirëkuptim i qytetarëve se po bëhet fjalë për një të ardhme të përbashkët evropiane, e cila do të sigurojë paqe, siguri dhe dinjitet në jetën e qytetarëve tuaj”.

E pyetur se nëse nuk votohen ndryshimet kushtetuese deri në fund të vitit, a është e mundur që Shqipëria të ndahet nga Maqedonia e Veriut, në rrugën drejtë BE-së, Fajon u shpreh se nuk do të dëshironte të flas për ndarje.

Tanja Fajon, ministre e Punëve të Jashtme të Sllovenisë

“Nga fundi i vitit pres raporte inkurajuese, dëshiroj të shoh fillim të bisedimeve qasëse me Bosnje Hercegovinën, presim bisedime qasëse me Ukrainën, Moldavinë, më tej për Gjeorgjinë dhe në këtë kontekst është thelbësore që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria, me konferencë të re ndërqeveritare të hapin dhe të fillojnë negociatat konkrete”.

Për Raportin e Komisionit Evropian, ajo tha se është real në raport me vlerësimet se duhet të vazhdohet me luftën kundër korrupsionit.

Emine Ismaili /SHENJA/

 

MARKETING



You may also like