(VIDEO) ESHS: Më 2023 kishte më pak martesa por edhe më pak shkurorëzime

by admin
Spread the love

Numri i martesave në Maqedoni të Veriut është zvogëluar në vitin 2023, por në të njëjtën kohë ka rënë edhe numri i shkurorëzimeve, njoftojnë nga  Enti Shtetëror i Statistikave. Sipas raportit në 12 muajt e fundit janë lidhur 12,882 martesa, që është 3,4 % më pak në krahasim me vitin 2022.

ENTI SHTETËROR I STATISTIKAVE

“Më së shumti martesa janë lidhur në gusht (1861 martesa), më pak në nëntor (761). Kufiri i moshës së partnerëve kur realizojnë lidhje martesore është ndërmjet 25 dhe 29 vjeç dhe mosha kur divorcohen është në mes 30 dhe 34 vjeç. Mosha mesatare në martesën e parë është 27.4 vjeç për femrat dhe 29.9 vjeç për burrat”.

Nga Enti theksojnë se raporti tregon se numri i divorceve vitin e kaluar është ulur në krahasim me një vit më parë dhe ka arritur në 1613 martesa të divorcuara. Më pak divorce (38) kanë ndodhur në gusht, dhe më së shumti në mars (195).

Medina Ajeti /SHENJA/

MARKETING



You may also like