(VIDEO) EMV i ofroi EVN home çmim të shitblerjes prej 53 euro për megavat-orë

by admin
Spread the love

EVN Home si Furnizuesi Universal i energjisë elektrike, në tenderin e sotëm për prokurim të enegjisë elektrike për plotësimin e nevojave të konsumatorëve për periudhën korrik-dhjetor 2023, pranoi vetëm një ofertë nga SHA EMV. SHA EMV i ofroi EVN Home çmim të shitblerjes prej 53 euro për megavat-orë, ndërsa do të mbulojë 100% të sasisë së përgjithshme të planifikuar. Ky çmim është për rreth 5,35% më i ulët se çmimi i mëparshëm i cili u ofrua në tenderin e fundit të Furnizuesit Universal (janar-qershor 2023), kur SHA EMV ofroi çmim të shitblerjes prej 56 euro për megavat-orë, njoftuan nga EVN HOME.

EVN HOME

 “Për çmimin e energjisë elektrike të EVN Home, gjatë periudhës në vijim do të vendosë Komisioni Rregullator për Energjetikë, ndërsa i njejti varet nga më shumë parametra hyrës, siç janë: çmimi me të cilin SHA EMV ia shet energjinë elektrike EVN Home-it, çmimi i Sistemit Operator Përçues MEPSO, çmimi i Operatorit të Tregut të Energjisë Elektrike MEMO, si dhe çmimi i Sistemit Operator Distributiv – Elektrodistribuimi”.

Ndërkaq zëvendëskryeministri për çështje ekonomike Fatmir Bytyçi dje tha se brenda dy ditësh do të publikohet çmimi i energjisë elektrike, për të cilin po diskutohet në një seancë të mbyllur të qeverisë. Ai theksoi se Qeveria është e mendimit që të vendoset tarifa e lirë ditore e energjisë elektrike, por Komisioni Rregullator për Energji duhet të njoftojë se kur mund të aplikohet.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING

UniConverter_20230519143422.gif



You may also like