VIDEO/ Emocione dhe spektakël, zbulohet çifti finalist i Kupës së Kombeve të Afrikës

by admin
Spread the love

Nuk ka surpriza! Bregu i Fildishtë ka arritur ta mposhtë Kongon me rezultat 1-0 për të kaluar në finalen e Kupës së Kombeve të Afrikës. 

Në pjesën e dytë, vendasit arritën të shënonin golin e epërsisë. Një asistim i Maks Gradel gjeti Hallerin. i cili shënoi gol me volej për 1-0. Fitorja e vendasve mund të ishte edhe më e thellë, pasi pati një epërsi të dukshme.  

Më këtë fitore Bregu i Fildisht siguroi finalen, ku do të takohet me Nigerinë në sfidën që do të përcaktojë fituesin.  

Për sa i përket sfidës tjetër për raundin gjysmëfinal, Nigeria  nuk e pati aspak të lehtë, teksa për të siguruar biletën u deshën penalltitë, ndërsa koha e rregullt ndaj Afrikës së Jugut përfundoi 1-1. 

26a11ab6-b41e-4a8b-a693-f604ad6dfdbe

Vlen të theksohet fakti se Kongo dhe Afrika e Jugut do përballen për vendin e 3-të. 

PANORAMASPORT.AL

You may also like