(VIDEO) E diela ditë jopune, Inspektorati paralajmëron punëdhënësit

by admin
Spread the love

Prej sot nisin të aplikohen ndryshimet e Ligjit për Мarrëdhënie Pune, të cilat e definojnë të dielën si ditë jopunë për shumicën e punëtorëve. Inspektorati i Punës ka njoftuar se me hyrjen në fuqi të ndryshimeve ligjore dhe plotësimeve të Ligjit për Marrëdhënie Pune, nga 2 janari do të vendosë kujdestari nëpër rajone, në të cilat punëtorët mund të denoncojnë nëse u janë shkelur të drejtat në lidhje me punën në të dielën.

Inspektoriati i Punës

“Njoftohen të gjithë punëdhënësit se nga data 01.01.2022 hyjnë në fuqi ndryshimet në Ligjin për Marrëdhëniet e Punës, i cili në nenin 134 paragrafi 2 rregullon se “ditë pushimi javor është e diela. Me hyrjen në fuqi të ndryshimeve ligjore, Inspektorati Shtetëror i Punës vendos kujdestari të dielën sipas rajoneve”

Para fillimit të kryerjes së punës të dielën, punëdhënësit janë të obliguar që ta njoftojnë Inspektoriatin e Punës në formular të shënuar- Njoftim për kryerjen e punës të dielën, i cili mund të gjendet në ueb-faqn e Inspektriatit Shtetërorë të Punës.

Inspektoriati i Punës

“Inkurajojmë të gjithë punëtorët, të cilëve të dielave do t’u shkelen të drejtat e punës, në kundërshtim me ligjin, të paraqiten në Inspektoratin Shtetëror të Punës. Me këtë njoftim, Inspektorati Shtetëror i Punës dëshiron të theksojë edhe një herë se zbatimi konsekuent i këtyre normave ligjore do të jetë prioritet gjatë inspektimeve, për të mbrojtur të drejtat e punëtorëve”

Për subjektet që punojnë të dielën në veprimtari në të cilat procesi tekniko-teknologjik nuk mund të ndërpritet, ndryshimet parashikojnë 50 për qind mëditje më të lartë dhe një ditë të lirë për punëtorët të cilën do të mund ta shfrytëzojnë brenda 7 ditëve të ardhshme, si dhe 100 për qind mëditje me të lartë për ata që punojne në veprimtaritë jothelbësore, në të cilat do t’u lejohet të punojnë.

Si veprimtari që duhet të punojnë për funksionim normal të shoqërisë, në Ligjin për marrëdhënie pune janë shënuar blegtoria, bujqësia e përzier, minierat e qymyrit dhe linjitit, nxjerrja e metaleve, shtypja dhe botimi i gazetave, prodhimi i bukës, ëmbëlsirave dhe biskotave të freskëta, prodhimi i pllakave, fletëve, tubave dhe profileve të masës plastike, prodhimi i gazit industrial, prodhimi i metaleve, barnatoret, furnizimi me energji elektrike, avull dhe ajër të kondicionuar, furnizimi me ujë, asgjësimi i ujërave të zeza, aktivitetet e menaxhimit dhe riparimit të mbetjeve, si dhe transporti tokësor, tubacioni, ujor dhe ajror.

Aktivitetet e përgjithshme të administratës publike renditen gjithashtu si thelbësore, vetëm për çështjet urgjente që kanë të bëjnë me mbajtjen e seancave, inspektimeve dhe të cilat çështje janë me rëndësi jetike për interesin shtetëror dhe publik, punë për mbrojtjen, aktivitetet gjyqësore, punët për rendin dhe sigurinë publike, veprimtaritë e shërbimit zjarrfikës, aktivitetet për kujdesin shëndetësor, si dhe punët nga veprimtaritë e tjera që nuk mbulohen nga ky paragraf, të cilat kanë karakter të veprimtarive ndihmëse  për kryerjen pa probleme të veprimtarisë bazë të punëdhënësit.

Përndryshe, punëdhënësit që shkelin ligjin do të përballen me ndalim pune 15 ditore dhe akuza për kundërvajtje. Nëse punëdhënësi përsërit të njëjtën vepër brenda një viti, ndalimi i punës do të jetë 30 ditë. Gjatë periudhave të ndalimit të punës, punëdhënësi do të jetë i detyruar t’u paguajë punëtorëve kompensim në shumën e pagës së paguar në muajin paraardhës dhe nuk duhet të zvogëlojë numrin e të punësuarve. Linda Ebibi /SHENJA/

You may also like