(VIDEO) Dy nxënës përfundojnë në spital pasi zihen për një vend në autobus

by admin
Spread the love




Ulësja në autobusin me numër 51  është arsyeja e incidentit të mbrëmshëm,  i cili ndodhi në Kisella Vod mes disa të rinjve. Siç njoftojnë nga MPB, pas një  mosmarrëveshje verbale, një nxënës i mitur  nga fshati Moranë ka nxjerr thikën dhe ka dash ta sulmojë një tjetër nxënës të miturin nga Studeniçani. Ai nuk ka pasur sukses në tentimin dhe e ka lënduar shokun e tij po ashtu të mitur nga fshati Studeniçan, ndërsa nuk kaloi mirë as vetë, pasi edhe ai është lënduar.

Nga MPB informojnë se pas masave të ndërmarra janë të siguruara të gjitha të dhënat për rastin.

MINISTRIA E PUNËVE TË MRENDSHME

“Për rastin është njoftuar Prokurori Publik dhe pas dokumentimit të tij do të ngritet kallëzim penal adekuat”.

Nga atje shtojnë se dy të lënduarit janë dërguar në spitalin e qytetit “Naum Ohridski”.

Incidenti është denoncuar mbrëmë rreth orës 19:33 ndërsa rreth orës 20:00 të rinjtë janë pranuar në Spitalin e Qytetit. Njëri prej tyre është ridërguar në spital tjetër, ndërsa tjetri është lëshuar për kurim në shtëpi.

Samir Mustafa /SHENJA/


You may also like