(VIDEO) Dy ish-drejtorë dhe tre mjekë dyshohen se kanë keqpërdorur terapitë e të prekurve nga kanceri

by admin
Spread the love

Nino Vasev dhe Nehat Nuhi, nga drejtorë mjekësor dhe organizativ të Klinikës së Onkologjis, tani janë të akuzuar për mashtrimin e pacientëve. Kurse 3 mjekët, atyre u kanë ndihmuar, duke u shkruar pacientëve terapi të panevojshme. Pacientëve u është shkruar terapi e tepruar edhe atë terapi nga më e shtrenjta nga gjenerata më e re e terapisë vetëm një ditë para se pacienti të ndërroj jetë.

Drejtorët e dyshuar kanë blerë barna para kohe, pa procedurë të prokurimit publik dhe pa pëlqimin e Fondit Shëndetësor, në këtë mënyrë kanë krijuar tepricë të barnave, për të cilat nuk janë mbajtur shënime. Këto janë gjetjet fillestare të Prokurorisë për rastin në Klinikën e Onkologjisë dhe si pasoj dje u arrestuan 5 persona.

Drejtorët e Klinikës përndiqen për veprën penale “Mashtrim në shërbim”, kurse drejtori mjekësor Vasev akuzohet edhe për 7 vepra penale, veprat për  shpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar. Tre mjekët akuzohen për veprën penale “Ndihmes në veprën penale”.

Prokurorja Ana Gogovska Jakimovska bënë me dije se për ish drejtorët është propozuar të caktohen masa kujdesi, kurse për drejtorin mjekësor edhe për largim nga vendi i punës.

Ana Gogovska Jakimovska, prokurore

”Nga ana e Prokurorisë Themelore Publike deri tek Gjykata Themlore Penale, gjykatësi i procedurës paraprake, është dhënë propozim për caktim të masave kujdesi, për drejtorin mjekësor dhe organizativ. Masat përfshijnë ndales për lëshimin e vendbanimit, marrja e dokumentit të udhëtimit dhe ndalesë për nxjerrje të dokumentit të ri, kurse për drejtorin e atëhershëm mjekësor në mënyrë plotësuese është kërkuar masa për largim nga vendi i punës”.

Këto vepra penale të akuzuarit dyshohet se i kanë kryer gjatë vitit 2017-2022.

Prokurorja Gogovska Jakimovska ka falenderuar pacientët dhe familjet e tyre që me denoncimet që i kanë bërë i kanë ndihmuar hetimet. Njëkohësisht bënë thirrje që të gjithë ata që kanë qenë dëshmitarë të paligjshmërive dhe keqpërdorimeve, ti bëjnë denoncimet e tyre në prokurori. Emine Ismaili /SHENJA/

 

MARKETING



You may also like