VIDEO/ Duel dramatik! Tronditet Barcelona, Bilbao e Valverdes e eliminon nga Kupa e Mbretit pas 120 minutash lojë

by admin
Spread the love

Mbrëmje dramatike për Barcelonës, që i tha “lamtumirës’ Kupës së Mbretit, duke u eliminuar në fazën çerekfinale nga Atletiko Bilbao e Ernesto Valverdes, me shifrat 4-2, në duelin që i pati të gjitha.

Koha e rregull përfundoi në barazim 2-2 teksa u deshën 120 minuta për të përcaktuar fituesin, teksa ishin vendasit ata që festuan falë dopietës së Inaki Uilliams në minutat 105+2 dhe 120+1, duke hedhur “K.O”, skuadrën e Ksavit.  

Për sa i përket kohës së rregullt, Atletiko Bilbao gjeti e parë rrugën e rrjetës me anë të Guruzetës në sekondën e 36-të, ndërkohë që Barcelona përmbysi shifrat po në pjesën e parë fale golave të Levandovskit dhe Jamal në minutat 26 dhe 32.

Pjesa e parë u mbyll me shifrat 1-2. Nuk do të vononte shumë dhe në minutën e 49-të, vendasit do të gjenin baraspeshën me Sancet, duke bërë që koha e rregullt të mbyllej me shifrat 2-2. 

PANORAMASPORT.AL

You may also like