(VIDEO) Drejtoria e Doganave ka sekuestruar 248 gramë ari, me vlerë prej 12 mijë eurove

by admin
Spread the love

Drejtoria e Doganave ka infromuar se janë sekuestruar 248 gramë ari, me vlerë prej 12 mijë eurove. Ngjarja ka ndodhur në pikën kufitare Tabanoc, ku dy bashkëudhëtar në tentativë për ta fshehur, kishin planifikuar ta nxjerrnin jashtë Maqedonisë së Veriut, pa e deklaruar në Doganë.

DREJTORIA E DOGANËS

“Pasagjerët që udhëtonin me furgon në dalje të Tabanovcës janë përzgjedhur nga ekipi mobil i Departamentit për kontroll dhe hetime për kontroll të detajuar dhe tek të dy janë gjetur copa ari. Njëri prej pasagjerëve mbante në qafë një fije të zezë dhe një zinxhir në të cilin ishin ngjitur dy grumbuj bizhuteri ari të gatshme me peshë 201,82 gram, të mbështjella me shirit. Pasagjeri tjetër mbante një zinxhir në qafë me një tufë unaza të ngjitura, me peshë 46.48 gram”.

Në njoftimin e Drejtorisë së Doganave thuhet se malli është sekuestruar përkohësisht dhe kundër tyre do të ngrihet kallëzim përkatës, me ç’rast njëri nga pasagjerët do të akuzohet për kallëzim penal dhe tjetri për kundërvajtje.  Gjithashtu ata theksojnë se Drejtoria e Doganave, në kuadër të kompetencave të saj, merr masa për të luftuar kontrabandën dhe ekonominë gri. /SHENJA/

MARKETING



You may also like