(VIDEO) Drejtori i M-NAV : Nuk jap dorëheqje, kryetari i sindikatës na ka sulmuar vazhdimisht

by admin
Spread the love

M-NAV garanton se siguria asnjëherë nuk ka qenë dhe as do të jetë e kërcënuar, deklaroi drejtori ekzekutiv i Navigacionit të Maqedonisë së Veriut, Fahrudin Hamidi në konferencën e stome për media. Ai thotë se gjatë gjithë kohës ata kanë qenë të sulmuar nga kryetari i sindikatës së trafikut ajror Aleksandar Tasevski.

FAHRUDIN HAMIDI DREJTOR I EKZEKUTIV I M-NAV

“Fatkeqësisht, gjatë gjithë kohës ishim të sulmuar nga sindikalisti Tasevski. Nuk donim të dilnim para mediave dhe ndoshta gabuam këtu. Ai na dëmton të gjithëve dhe nuk na lë të punojmë për shkak të interesave të tij personale. Siguria nuk është cenuar dhe as nuk do të cenohet. Për fat të keq, kolegët e tij dolën pas tij, megjithëse i kuptoj mirë, sepse në fund do të qëndrojnë pas tij edhe pse janë të lajthitur në këtë rast. Unë nuk i lë vetëm kontrollorët e mi. Tasevski flet për nepotizëm dhe gjëra të tjera. Ai vetë është nepotizëm, babai i tij ka qenë shef, ka qenë i punësuar në të njëjtën kohë, edhe vëllai i tij është i punësuar si kontrollor”.

Lidhur me sulmin ndaj disa punonjësve të Kontrollit të Trafikut Ajror, Hamidi theksoi se një ngjarje fatkeqe ka ndodhur dhe nuk duhej të ndodhte, por sipas tij, ka qenë një konflikt mes dy kolegëve që janë njohur me njëri-tjetrin për 20 vjet.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

You may also like