Video dramatike tregon përballjen fatale të policëve me pengmarrësit e dyshuar në Arizona, SHBA

by admin
Spread the love

Pamje të rënda të kamerave trupore të policisë janë publikuar në SHBA pas një shkëmbimi zjarri në Arizona që përfundoi me vrasjen e sulmuesit dhe arrestimin e një tjetër të dyshuari gjatë shpëtimit të një viktime qe besohet se ishte marrë peng.

Në incidentin e rëndë të 13 nëntorit në parkingun e restorantit Moreno’s Mexican Grill, dy burra — Rene Calderon, 45 vjeç, e  Wyatt Edge, 43 — ishin brenda mjetit të dyshuar, raporton rrjeti Arizona’s Family.

Teksa Edge hyn në restorant tre policë me veshje civile e ndjekin atë dhe rrethojnë makinën, kurse shoqëruesi i tij Calderon nxjerr një automatik AK-47 dhe nis te qëllojë ndaj policëve.

Plumbat e sulmuesit përshkojnë xhamin e përparmë të makinës së policëve, të cilët shihen në pamje që kthejnë zjarrin për të ndaluar të kërkuarit.

Policët dëgjohen në video që kërkojnë të ndihmojnë viktimën ndërsa shkëmbimi i zjarrit vijon, deri në neutralizimin e një prej sulmuesve dhe plagosjen e tjetrit.

Një nga detektivët mbetet i plagosur sipas mediave, i cili shpëtoi me plagë të lehta.

Viktima i pengmarrjes raportohet se ishte larguar gjatë shkëmbimit të zjarrit teksa më pas një prej policëve dëgjohet në video të thotë: “Kam këtu viktimën, kam viktimën!”

Ndërsa një person shihet i shtrirë përtokë pranë tij.

“Falemnderit, falemnderit djema,” dëgjohet të thotë viktima pas përballjes.

Rene Calderon humbi jetën gjatë përplasjes me armë, ndërsa Edge mbeti i plagosur, raportonte policia.

Edge ka qenë një ish-marins i ushtrisë dhe u arrestua në restorantin meksikan.

Policia tha se pengmarrja nuk ishte e rastësishme dhe personat njiheshin me njëri-tjetrin teksa të gjithë ishin përfshirë në një grabitje disa javë më herët, sipas rrjetit lokal ABC 15.

Avokati i Edge tha se nuk ishte i përfshirë në ngjarje pasi kishte ardhur në Texas për të ndihmuar një mik që do të martohej.

Hetimet vijojnë.