(VIDEO) Dita e Pavarësisë, përurohet aparati i onkologjisë

by admin
Spread the love

Kryetari i Qeverisë Dimitar Kovaçevski,  me rastin e Ditës së Pavarësisë,  bashkë me ministrin e Shëndetësisë Bekim Sali morën pjesë në prezantimin e aparatit për terapi rrezatimi për pacientët onkologjikë në Spitalin e Qytetit “8 Shtatori”. Aparati, pritet të jetë funksional deri  deri në fund të vitit. Kryeministri Kovaçevski tha se si Qeveri e përgjegjshme që kujdeset para së gjithash për qytetarët dhe punon në interes të tyre, bënë gjithçka që është në dorën e tyre për të siguruar kushtet e nevojshme.

DIMITAR KOVAÇEVSKI, KRYEMINISTËR

“Jo rastësisht kemi zgjedhur Ditën e Pavarësisë – 8 Shtatorin për të prezantuar këtë projekt të rëndësishëm në spitalin me të njëjtin emër. Investime të tilla për Qeverinë janë prioritet, sepse synimi ynë është përmirësimi i shërbimeve në sistemin shëndetësor dhe investimi për nevojat reale të qytetarëve. Mënyra e mirë e menaxhimit dhe qasja strategjike japin rezultate të mira dhe të dukshme”.

Ndërsa, ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali i pyetur për ligjin për sigurim shëndetësor, tha se ky ligj është në fazë të përfundimit dhe do të vendoset për diskutim në Kuvend.

BEKIM SALI, MINISTËR I SHËNDETËSISË

“Ne në mënyrë të veçantë e kemi rishikuar propozimin për ligjin për sigurim shëndetësor dhe në diskutim me të gjithë palët e sistemit shëndetësor tani jemë në fazën përfundimtare. Targeti im ishte të jetë në muajin maj megjithatë për shkak të rrethanave me pandeminë, vështirsitë, prandaj kemi prolongim, unë shpresoj që gjatë muajit shtator do të vendoset për diskutim”

Ndërkohë, kryeministri Dimitar Kovaçevski theksoi se për dy vjet janë dhënë më shumë se 5000 pëlqime për punësim në shëndetin publik dhe se kanë realizuar 446 punësime të reja në shëndetësinë publike gjatë pandemisë, nga të cilat 164 mjekë, 247  motrave medicinale  dhe 35 specialistë kanë marrë statusin e të punësuarit të përhershëm.

Medina Ajeti /SHENJA/

You may also like