(VIDEO) Dita e dytë e Samitit të OSBE-së, Lavrov sërish në qendër të vëmendjes

by admin
Spread the love

Ministri i Jashtëm i Rusis Sergey Lavrov ishte kryefjala edhe e ditës së dytë të samitit të OSBE-së. Para se ta lëshonte vendin Lavrov organizoi një konferencë për media, në të cilën kishte interes jashtëzakonisht të madh nga ana e mediave, si të vendit, rajonit dhe ato botërore. Fajlimi dhe përgjigjet e Lavrov ishin përplot komente dhe akuza për vendet pro-perëndimore.

Largimin e sekretarit të shtetit Antony Blinken dhe të përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep Borell, që natën e darkës joformale, para se të niste zyrtarisht Samiti i OSBE-së, ai e quajti qyqar, ndërsa ata i quajti frikacak, që siç tha nuk duan të përballen me faktet.

SERGEY LAVROV, MINISTËR I JASHTËM I RUSISË

“U munduan me fotografi nga darka të më prezantojnë si të izoluar këtu në Shkup. Por, une kisha darkë të shkëlqyer me verë maqedonase dhe ushqime dhe isha i pranishëm në hapjen zyrtare të takimit të OSBE-së. Por, nuk kishte persona nga Ukraina dhe vendet Baltike, nuk ishte as Blinken dhe Kamerun dhe as Borell. Ata janë frikacakë, që kanë bërë tentim për të më izoluar”.

Lavrov shprehi shqetësim për atë që siç tha po i bëhet Serbisë dhe po i imponohet nga vendet perëndimore.

SERGEY LAVROV, MINISTËR I JASHTËM I RUSISË

“Ata tashmë kanë krijuar një dokument të ri për krijimin e Asociacionit në Kosovë, që është më ndryshe nga ai që ishte nënshkruar dhjetë vite më parë. Dhe kjo duket sikur shumë marrëveshje të tjera të OSBE-së nga e kaluara. Serbëve ju është thënë: Nëse dëshironi ti bashkoheni BE-së, nuk do të hapin një kapitull tjetër për bisedimet nëse nuk i merrni të gjitha vendimet e juaja të jashtme politike të Bashkimit Evropian, përfshirë edhe sanksionet ndaj Rusisë. Kështu Europa dëshiron që ti bindë ata. Ata u thonë se nuk do ti pranojnë nëse nuk e njohin Kosovën ose të paktën ta përkrahin pranimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare. A është kjo në të vërtetë? Jam shumë i shqetësuar për popullin e Serbisë”.

Me përgjigje të gjata e të zgjeruara, Lavrov foli edhe për shumë tema të tjera, ndërkaq nuk harroi as të mbaj rendin në sallën e pres konferencës, si dhe të japë leksione gazetareske gazetarëve.

Emine Ismaili /SHENJA/

MARKETING



You may also like