(VIDEO) Diferenca mes pagës mesatare dhe shportës sindikale është 7.384 denarë

by admin
Spread the love

Lidhja e Sindikatave i ka kërkuar qeverisë që të bëjë rritje të merituar dhe dinjitoze të pagave të punonjësve dhe të mos tallet me rritje, 2, 3, 5 përqindëshe. Sipas Sindikatës, Qeveria po udhëheq politikë të gabuar, duke menduar se po krijon politika që merren me krizën, ndërsa të dhënat tregojnë të kundërtën, se diferenca mes pagës mesatare neto dhe shportës sindikale në vitin 2022 është 7.384 denarë.

LIDHJA E SINDIKATAVE

“Qeveria duhet të marrë menjëherë një vendim për rritjen e pagave të punonjësve në sektorin publik me 18.4 për qind në përputhje me përafrimin e përcaktuar në ligj dhe të mos diskriminojë punonjësit e saj me rritje prej 2, 3, 5, 10 ose 15 për qind me të cilën tenton ta minojë grevën e përgjithshme, dhe shkakton revoltë edhe më të madhe te punëtorët”.

Sindikata i rikujton Qeverisë, komunave dhe punëdhënësve nga sektori privat se Kodi Penal vlen për të gjithë, pa përjashtim, dhe parashikon se “kushdo që me vetëdije nuk zbaton ligjin, një rregullore tjetër ose një marrëveshje kolektive për krijimin ose përfundimin e marrëdhënien e punës, për pagën dhe kompensimin për pagat, orarin e punës, pushimet ose mungesat, mbrojtjen e grave, të rinjve dhe të personave me aftësi të kufizuara, heq ose kufizon një të drejtë që i takon punëmarrësit, do të dënohet me gjobë ose me burgim gjer në një vit”.

Nga Lidhja e Sindikatave thonë se deri në shtator  pagat si në sektorin publik ashtu edhe në atë privat duhet të përshtaten me 18.4 përqind. /SHENJA/

You may also like