VIDEO/ Dibala jep spektakël me tre gola, Roma fiton përsëri dhe kërcënon katërshen e parë në Serinë A

by admin
Spread the love

Paulo Dibala është kthyer sot në heroin e Romës, teksa ka ndihmuar skuadrën verdhekuqe të sigurojë një fitore të rëndësishme ndaj një rivali direkt për zonë e Europës si Torino.

Argjentinasi ishte autori i tre golave në takimin që përfundoi me shifrat 3-2 për ekipin e tij, në një ndeshje që kishte emocione deri në sekondat e fundit. Penalltia e Dibalas i dha avantazhin Romës por Zapata barazoi shifrat para fundit të pjesës së parë. Gjithsesi në të dytën ishte përsëri futbollisti argjentinas i vendasve ai i cili tundi dy herë rrjetën e portës kundërshtare duke çuar shifrat në 3-1.

Një autogol i Huijsen në minutën e 89 bëri që sfida të rihapej, por Roma i rezistoi sulmeve të miqve dhe siguroi tre pikë të rëndësishme që e mbajnë në vendin e gjashtë në klasifikim, katër pikë larg Bolonjës që mban aktualisht vendin e katërt.

GOLI I PARË I DIBALA (VIDEO)

GOLI I ZAPATA (VIDEO)

GOLI I DYTË I DIBALA (VIDEO)

GOLI I TRETË I DIBALA (VIDEO)

AUTOGOLI I HUIJSEN (VIDEO)

sadasdasdasd

PANORAMASPORT.AL

You may also like