(VIDEO) Dhuna në Kuvend, pas 6 vjetësh doli nga burgu Feta Alimi

by admin
Spread the love

Pas 6 vjet e dy muaj burg, sot u lirua ish sigurimi i Kuvendit, Abdylfeta Alimi, ndryshe i njohur në opiniion, si personi i cili më 27 prill të vitit 2017 kishte shpëtuar Ziadin Selën, i cili ka qenë cak i sulmit të protestuesve të dhunshëm, në atë kohë.

Edhe për kundër të gjithë kësaj, Alimi tha se ndjehet mirë me shëndet. Alimi nga dalja e burgut, ishte mjaft i emocionuar, por ende më shumë i pikëlluar, pasi siç tha ai,  prapa hekurave qëndrojnë ende njerëz të pafajshëm. Ndërkaq, pos familjes, Abdylfeta Alimi, u prit edhe nga ish kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela dhe disa qytetarë tjerë.

ABDYLFETA ALIMI, ISH SIGURIM NË KUVEND

“Me shëndet ndihem mirë, duke i faleminderuar familjen, bashkëfshatarëve, të gjithë shqiptarëve ande mbanë dhe sidomos mikun tim, Ziadin Selës, që më ka ndejtur mbrapa në çdo sekondë, por duke ju faleminderuar edhe juve si mediume, portale, që më keni përkrahë gjithë këto vite. Liria është e shtrejtë, unë kam kaluar një pjesë të madhe këtu, kam lënë disa shokë që vuajnë padrejtësisht, dhashtë Zoti edhe ata të dalin një ditë si une”.

Ndërkaq, Ziadin Sela  tha se ndjehet i lirë aq sa vet Fetahu, madje ai tha se ndjehet ashtu sikur një njëri, që ja ka borgj jetën një njeriu tjetër. Sela tha se si politikan dhe mbi të gjitha si qytetarë, do të jap kontributin e tij, që drejtësia të deportojë gjithandej, aty ku mungon.

ZIADIN SELA, ISH KRYETAR I ALENACËS PËR SHQIPTARËT 

“Lirimi i Fetahut sot është simbolika dhe vendosjes së një drejtësie dhe ndaljes së një padrejtësie, kuptohet do të punojmë orë e çast në mënyrë që sa më pak, të kemi njerëz të cilët  pa faj mbahen brenda atyreve burgjeve dhe sa më tepër të shtohen, njerëzit të cilët janë me faj,  janë të lirë, kjo është drejtësia”

Përndryshe, Alimi vuajti 6 vjet e dy muaj burg nën akuzën për bindje ndaj urdhrit të paligjshëm dhe mos veprim, përkatësisht akuza e tij kryqëzohej me veprimet e dy ish deputetëve të VMRO-DPMNE-së, Kërsto Mukoski dhe Sashe Vasilevski të cilët kishin hapur portat kryesore të Kuvendit duke i mundësuar hyrjen e protestuesve të dhunshëm në Kuvend. Ndërsa, gjatë faljeve vjetore të Presidentit, Alimi u fal nga kreu i shtetit me 8 muaj. Ai asnjëherë nuk kërkoi amnisti dhe nuk pranoi të përfshihet në të duke konsideruar dhe besuar në pafajësinë e tij.

Samir Mustafa /SHENJA/

 

 

 

MARKETING

UniConverter_20230519143422.gif



You may also like