(VIDEO) Deputeti i Bundestagut gjerman: RMV do të kthehej 10 vite pas, nëse anulohet marrëveshja me Bullgarinë

by admin
Spread the love

Deputeti i Budestagut gjerman, Josip Juratoviq tha se Maqedonia e Veriut do të kthehej 10 vite pas, nëse anulohet marrëveshja me Bullgarinë. Në një intervistë për TV Shenja Juratoviq tha se rikthimi i bisedimeve me Greqinë është i pa mundur por me Bullgarinë nëse ndodh,  kjo do të thotë rikthimi i shtetit në 10 vite pas. “Nuk do të mundet të funksionojnë institucione që janë kompatibile me institucionet e Bashkimit Europian dhe fatkeqësisht do të hapen dyert e krimit dhe korrupsionit”, theksoi ai.

Jutaroviq thotë se, nëse nuk votohen ndyshimet kushtetuese ndihmat për Maqedoninë e Veriut nga ana e Bashkimit Europian do të jenë të kufizuara.

JOSIP JURATOVIQ 

“Ne do të vazhdojmë tutje, nga ana e Bashkimit Euvropian  do të mundohemi t’i ndihmojmë RMV-së,  por në kushte shumë më të vështira. Me hapjen e bisedimeve shteti mundet të fitojë shumë ndihma financiare, në këtë rast këto ndihma do të jenë të kufizuara”.

I pyetur rreth ndikimit rus në Ballkan dhe nëse  Serbia luan rolin kryesor në këtë drejtim ai thotë se Serbia pas zgjedhjeve ndodhet në një situatë jostabile.

JOSIP JURATOVIQ  

“Unë mendoj se tash është rëndë të definohet se kush është lojtar kryesor, sigurisht që ka një lidhje, ekziston një lidhje e ngushtë  mes Federatës Ruse dhe Republikës së Serbisë, mirëpo  për momentin Serbia është shumë jo stabile pas zgjedhjeve të fundit”. 

Ai vlerëson se procesi i Berlinit është më i miri për Ballkanin Perëndimor, ku të gjithë së bashku të afrohen në rafshin  ekonomik, politik, kulturor e social. Deputeti i budestagut gjerman, Juratoviq së bashku me disa deputetët të tjerë ndodhet në një turne në vendet e Ballkanit Perëndimor.

/SHENJA/

MARKETING



You may also like