(VIDEO) Del në ankand një pjesë e pasurisë së konfiskuar të Mijallkovit

by admin
Spread the love

Një pjesë të pasurisë së konfiskuar të ish drejtorit të DSK-së, Sasho Mijallkov, që i referohet rastit  “Perandoria”, Agjencia për Menaxhimin e Pasurisë së Konfiskuar e ka nxjerrë në ankand. Bëhet fjalë për katër pasuri të patundshme, më konkretisht trualli në Xhibaricë në Kozhuf, dy banesa në Ohër në plazhin e Goricës dhe truallin në fshatin Moranë komuna e  Studeniçanit.

Toka në Xhibaricë në një sipërfaqe prej 321 metrash katrorë do të dalë në ankand me çmim fillestar prej 483 euro.  Banesa e parë në Ohër me sipërfaqe prej 65 metra katrorë ka marrë çmimin fillestar prej 93.906 euro. Apartamenti i dytë me përfaqe prej 114 metra katrorë do të shitet me çmim fillestar prej 146.870 euro. Toka në Studeniçan me sipërfaqe prej 56.818 metra katrorë ka marrë çmimin fillestar prej 277.161 euro. Të gjitha këto arrijnë në një vlerë totale prej rreth gjysmë milion eurosh.

Të drejtën e pjesëmarrjes në ankand publik e kanë të gjtihë personat fizik dhe juridik me përjashtim të të dënuarit të cilit i është konfiskuar pasuria e patundshme, punjonjësit e Agjencisë për Konfiskimin e Pasurisë, si dhe një person tjetër që ka marrë pjesë zyrtarisht në procedurën e shitjes, thuhet në një nga kushtet në shpalljen e publikuar nga Agjencia për Menaxhimin e Pasurisë së Konfiskuar.

“Të gjithë personat fizik dhe juridikë që do të regjistrohen do të mund të bëjnë ofertë për pasuritë e patundshme, ndërsa  ankadni publik nuk do të bëhet nëse paraqitet vetëm një ofrues””, thonë nga Agjencia për Konfiskimin e Pasurive.

Ankandi  është caktuar për 25 gusht dhe do të mbahet në mënyrë elektronike përmes sistemit elektronik të tenderimit të Agjencisë.

Në rastin “Perandoria”, Sasho Mijalkov e pranoi fajësinë dhe u pajtua me Prokurorinë dhe dënimi ishte tre vjet burg dhe konfiskim i pasurisë me vlerë rreth 30 milionë euro, ku përfshihen 25 apartamente dhe parcela pranë hotel Meriotit.

Linda Ebibi /SHENJA/

 

MARKETING




You may also like