(VIDEO) Danella Arsovska e fiton mundësinë për ta bërë “Shkupin modern”

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Danella Arsovska, do të jetë kryetarja që do e udhëheq kryeqytetin, në 4 vitet e ardhëshme. Ajo mori 106.021 vota, me një dallim prej 27.357 votash nga kundër kandidati i saj, Petre Shilegov, i cili mori  78.664 vota.

Pas shpalli fitoren Arsovska  u shpreh se për së pari herë pas 30 viteve pavarsi, Shkupi do të ketë kryetare femër.

Danella Arsovska, kryetare e Qytetit të Shkupit

“Të dashur bashkëqytetarë të mi, nuk egzistojnë fjalë të mjaftueshme që të mund t’ju falenderoj për mbështetjen e dhënë, për secilën porosi inkurajuese që ma keni dhënë, që më keni besuar qysh nga fillimi, që keni qenë aleatët e mi në garën zgjedhore, për secilën votë tuajën.  Zotohem se do të jem përfaqësuese e denjtë e interesave tuaja dhe se sëbashku do ta bëjmë Shkupin, qytet evropian, të gjelbërt dhe të pastërt”.

Kundërkandidati i saj dhe njëherit kryetari i deritanishëm i Qytetit, Petre Shilegov, pranoi humbjen dhe uroi Arsovskën për fitoren. Ai tha se edhe më tej do të jetë aty për të mos lejuar që Shkupit t’i ndodh ajo që i ka ndodhur në të kaluarën.

Petre Shilegov, kryetar i Qytetit të Shkupit

“E uroj zonjën Arsovska. Faleminderit për të gjitha qytetarët dhe aktivistët të cilët na dhanë mbështetje. Bulevardet tona, kejet, çatitë tona të gjelbërta, askush nuk do të mund ti fshij. Më vjen mirë që e lëmë Shkupin në një pozicion që zhvillimi i tij duhet të vazhdojë. Jemi këtu për të vazhduar luftën që Shkupi të vazhdojë të rritet si qytet modern. Nuk do të lejonim të na ndodhin ngjarje si në të kaluarën”.

Edhe në rrethin e parë, Danella Arsovska mori rreth 8 000 vota më tepër se kundërkandidati, Petre Shilegov. Emine Ismaili /SHENJA/

 

 

You may also like