(VIDEO) Bytyqi: Inflacioni është nën kontroll, kompanitë përgjegjëse punojnë me çmime konkurruese

by admin
Spread the love

Zëvëvndëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi, ka bërë të ditur se norma e inflacionit është vënë nën kontroll. Bytyqi ka shkruajtur në Facebook që sipas të dhënave të fundit të Entit Shtetëror të Statistikave për rritjen e kostos së jetës, për muajin mars 2024 është matur një inflacion prej 4.0% që konfirmon politikat konsistente që synojnë normalizimin e situatës pas futjes së çmimeve të ngrira dhe marzhet për artikujt ushqimorë bazë që ishin të vlefshme që nga shkurti 2024.

FATMIR BYTYQI, ZV/KRYEMINISTËR PËR ÇËSHTJE EKONOMIKE

 “Kjo është dëshmi se kompanitë me përgjegjësi etike operojnë në vend në masën më të madhe, si në prodhim ashtu edhe në tregti, të cilat, pavarësisht mundësisë së rritjes së madhe të çmimeve, vazhduan të punojnë me çmime konkurruese, gjë që përfundimisht rezultoi në rritjen e inflacionit në muajin mars 2024 me vetëm një pikë përqindjeje krahasuar me muajin paraardhës kur inflacioni ishte matur 3.0%”

Bytyqi shtoi se krahasuar me  periudhën e muajve janar dhe mars 2024 nga ajo e muajve janar dhe mars të vitit 2023, inflacioni është 3.4%, që është më pak i ulët se inflacioni i parashikuar fillimisht për vitin 2024, i cili siç tha Bytyqi, sipas parashikimeve të fundit të Qeverisë duhet të jetë 3.6%. E për këtë Bytyqi e quajti se kjo është një tjëtër dëshmi e suksesit të masave të qeverisë. /SHENJA/

MARKETING



You may also like