(VIDEO) Buçkovski: Viti 2022 do të jetë viti i gjetjes së zgjedhjes për kontestin me Sofjen

by admin
Spread the love




Kryenegociatori i Maqedonisë së Veriut për çështjen me Bullgarinë, Vllado Buçkovski, shprehet optimist se viti 2022 do të jetë vit i gjetjes së zgjidhjes për kontestin mes fqinjëve. Ai u shpreh për median bullgare BGNES se problemi nuk është i pazgjidhshëm, por ngërçi politik në Bullgari ka bërë që negociatat të zhvillohen me ritëm të ngadaltë dhe pa finalizim.

VLLADO BUÇKOVSKI, NEGOCIATOR ME BULLGARINË
“Në vitin 2021 Bullgaria nuk kishte qeveri të rregullt për tetë muaj. Atje kishin tre palë zgjedhje parlamentare dhe po ashtu edhe zgjedhe presidenciale. Kjo ndikoi edhe te përpjekjet tona për të gjetur zgjidhje të përbashkët për ta tejkaluar bllokimin”.

Buçkovski bëri të ditur se mandatari për kryeministër Dimitar Kovaçevski do ta takojë homologun e tij bullgar Kiril Petkov pas marrjes së mandatit të kryeministrit. Në këtë takim pritet të përcaktohet edhe ritmi dhe vëllimi i punës i grupeve të punës që po merren me kontestin bilateral.

VLLADO BUÇKOVSKI, NEGOCIATOR ME BULLGARINË
“Korniza kohore e grupeve të punës, e cila është e mbushur me takime intensive, mund të shkurtohet. Për këtë jam i bindur, por situata do të jetë më e qartë pas takimit të kryeministrit të ri maqedonas Dimitar Kovaçevski me kolegun e tij bullgar Kiril Petkov, e cila është caktuar kah mesi i janarit. Në 2022 pres që të arrihet marrëveshje e përbashkët me Bullgarinë. Kjo zgjidhje duhet të bazohet në respektim të ndërsjellë dhe bllokimi i Bullgarisë do të hiqet. Fillimi i bisedimeve me Bashkimin Evropian më në fund do të jetë realitet”.

Për çështjen mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, nga janari pritet angazhim më i përkushtuar edhe nga Franca. Sipas paralajmërimeve, presidenti francez Emanuel Makron do të iniciojë dhe ndërmjetësojë dialogun mes dy shteteve, në periudhën kur Franca udhëheq presidencën e Bashkimit Evropian. /SHENJA/ 

 

 

 

 

 


You may also like