VIDEO/ Bolonja e Tiago Motës nuk është më surprizë, i jep leksion Romës së Murinjos dhe “blindon” vendin e katërt

by admin
Spread the love

Tashmë Bolonja nuk mund të quhet më surprizë, por padyshim një skuadër pretendente për një vend në zonën e Ligës së Kampioneve. Skuadra e drejtuar nga Tiago Mota, i ka dhënë një leksion të mirëfilltë Romës së Zhoze Murinjos, duke e mundur me shifrat 2-0 dhe duke u ngjitur e vetme tashmë në vendin e katërt në renditje.

Në ndeshjen e luajtur në stadiumin “Renato Dall’Ara”, kishte thuajse vetëm një skuadër në fushë, atë vendase e cila ka dominuar lojën dhe ka krijuar raste të njëpasnjëshme derisa gjeti golin me Moron në minutën e 37.

Autogoli i Kristiansen në fillimin e pjesës së dytë bëri që Murinjo të ndryshonte planet e tij dhe të hiqte nga fusha pas vetëm 18 minutash Renato Sançez. Por kjo shtysë nuk mjaftoi dhe Roma gaboi në ato pak raste që arriti të krijonte, duke u dorëzuar përballë vendasve që janë kthyer tashmë kërcënues për një pozicion shumë të rëndësishëm në renditje.

GOLI I MORO (VIDEO)

AUTOGOLI I KRISTIANSEN (VIDEO)

asdsasdasadsdasda

PANORAMASPORT.AL

You may also like