(VIDEO) Boki 13 dënohet me 9 vjet burg, Frosina Remenski lirohet nga akuza

by admin
Spread the love

Boki 13 do të qëndroj prapa grilave për 18 vjet. Pasi u denua me 9 vite burg në rastin “Zhvatja”, një denim të ngjashëm mori edhe tek rasti “Lidhja ndërkombëtare”. Bojan Jovanovski nën akuzën “Mashtrim dhe larje parash”, gjykatësja Sofçe Gavrillova Efrimova Jovanovskit i caktoi edhe 9 vjet heqje lirie. Poashtu u shqiptuan edhe tre denime të tjera për persona fizik, një denim për person juridik, dhe një vendim për lirim nga akuza. Kryetarja e OJQ-së “Lidhja Ndërkombëtare”, Jasna Mandiq-Ercegoviq, u denua me katër vite burg. Asistentja e Jovanovskit, Hristina Karajovanova Bllazhevska me 1 vit burg. Babai i Bokit 13, Mile Jovanovski – i cili përndiqej për “Ndihmë për larje parash” dhe për veprën penale “Prodhim, posedim, ndërmjetësim dhe trafik i paautorizuar i armëve”, mori denim me kusht. Kurse, ish-nënkryetarja e LSDM-së Frosina Remenski është liruar plotësisht nga akuza, nën arsyetimin se Prokuroria nuk ka pasur dëshmi. Personi juridik, gjegjësisht përfaqësuesi i “Lidhjes Ndërkombëtare” është dënuar me 1 milionë denarë.

Ky vendim shkaktoi revoltë tek i akuzuari i parë Bojan Jovanovski. Asi hodhi akuza të rënda ndaj gjykatëses, gjë që e detyroi atë që Jovanovskin ta largoj nga salla.

Gjykatësja: Gjykata e ndërpret të akuzuarin Bojan Jovanovski.

Boki 13: Hiena më e madhe. Shërbëtorja e Zoran Zaevit. Ky vendim është fakt që je shërbëtore e Zoran Zaevit.

Gjykatësja: Largojeni nga gjykata.

Akuzat ndaj ish kryeministrit Zoran Zaev, nuk i kurseu as babai i Bokit, Mile Jovanovski.

Mile Jovanovski, babai i Bokit 13

“Definitivisht sot në Maqedoni vdiq drejtësia, ka vdekur edhe prokuroria e Ruskovskës, gjyqsori i Xholevit dhe skifterëve të tij. Sot kishte vendime hakmarrëse, pa asnjë provë, vendosin ashtu siç ju konvenon atyre. Maqedonia nuk ka drejtësi, maqedonasit, shqiptarit të mos presin sepse këtu ka vdekur drejtësia. Ka qenë në dijeni Zoran Zaev, ka qenë në dijeni gjithë Qeveria”.

Pas shqiptimit të denimeve, prokurorja e lëndës Ivana Trajçeva tha se do të pres që vendimi të bëhet i plotëfuqishëm, që të vendos, nëse do të parashtroj ankesë ndaj vendimeve që sot u shqiptuan.

Ivana Trajçevsa, prokurore

”Do duhet ta presim vendimin e plotëfuqishëm, që të shohim se cilat rrethana lehtësuese dhe rënduese janë marrë parasysh nga gjykata, sespe siç e patë ato sot nuk u përmendën. Prandaj nuk mund të them nëse do të paraqesim ankesë ndaj vendimeve. Sa i përket vendimit për lirimin e Frosina Remenskit, mund të paralajmëroj që sot se prokuroria do të parashtroj ankesë”.

Edhe për avoktin e të akuzuarëve Sasho Dukovskin, vendimet e sotme ishin  politike.

 

Sasho Dimovski, avokat

“Ky vendim nuk bazohet asnjë milimetër në prova që janë paraqitur gjatë procesit gjyqsore, por është kompromis fatkeq mes politikës, posaqërisht të anonimitetit persona të gjykatëses ndaj klientëve të mi, sidomos ndaj Bojan Jovanovskit”.

E vetmja që doli e kënaqur ishte Frosina Remenski, e cila u lirua plotësisht nga akuza.

Frosina Remenski, ish e akuzuar

“Jam e kënaqur nga vendimi i sotëm. Më shumë se dy vite, edhe psiqikisht edhe fizikisht edhe emocionalisht po e kaloj këtë process dhe ëkrkoj mirëkuptim, ta marr vendimin dhe të jam më shumë arsyetim për të gjitha pyetjet”.

Sipas akuzës së Prokurorisë dy biznesmenët Siljan Micevski dhe Ardian Amzoski ishin mashtruar me projektet për ndërtimin e Qendrës evropiane për të rritur dhe shërbime mobile dhe kanë dhënë gati një milion euro – Micevski në shumën e 719.905, ndërsa Amzoski 233.821 euro.

 

Emine Ismaili /SHENJA/

You may also like